SHBA ashpërson politikën tregtare/ Tarifa të reja për Kinën, BE-në dhe aleatët e saj
Një zjarr i madh shpërtheu të mërkurën në mëngjes në një zonë të New Delhi-t, Indi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave.
Zjarri ra në restorantin e një hoteli me mëngjes (BnB). Sipas departamentit të zjarrfikësve, të paktën 40 persona janë shpëtuar, ndërsa pas përpjekjeve zjarri është shuar.
Ndërsa operacioni i shpëtimit ishte në zhvillim e sipër, raportet tregonin se hoteli, i cili kishte licencë vetëm për gjashtë dhoma sipas programit, thuhet se operonte deri në 25 dhoma.
Videot nga vendi i tragjedisë tregojnë njerëz në çati dhe jashtë ndërtesës, disa metra mbi tokë, duke u përpjekur të shpëtojnë veten, ndërsa pamjet filmike kapin dy gra duke u hedhur në boshllëk në një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit të dendur.
Për më tepër, sipas raportimeve, të huajt përfshihen gjithashtu midis të shpëtuarve dhe të vdekurve, ndërsa sipas me informacioneve ata dyshohet se janë kryesisht shtetas të Afrikës së Jugut.
Top Channel