Juventus përgatitet për një takim të ditës së fundit ku në tryezën e bisedimeve do të jenë Comolli, Chiellini, Ottolini dhe Milos Vlahovic. Tema e diskutimit është rinovimi i kontratës i Dusan Vlahovic që kërkohet me ngulm nga Spalletti.

Në këtë pikë, në këtë takim do të duhet të vendoset nëse do të kete rinovim apo largim të sulmuesit nga Juventusi, nuk ka alternativë tjetër dhe duke qenë se kontrata skadon pas 27 ditësh është mëse logjike.

Problemi është se arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë. Vlahovic kërkon një pagë 9 milionë euro në sezon, ndërsa bardhezinjtë nuk i ofrojnë më shumë se 6 milionë plus bonuse që janë tashmë gati. Dhe diferenca me Napolin dhe gjysmën e Evropës (Bayern, Chelsea, Barcelona e Neëcastle) që janë gati për t’u rihedhur në sulm duket se është shumë e madhe për t’u reduktuar, gjithnjë nëse Vlahovic nuk vë përpara zemrën mbi portofolin, por kjo nuk është e lehtë të parashikohet. 

Sido që të shkojë, do të mësohet shumë shpejt se çfarë do të ndodhë sepse koha po ngushtohet për të gjithë, duke përfshirë edhe pretendentët e ndryshëm që duan të arrijnë te ai sa më shpejt të jetë e mundur. Juventus nuk mund ta zgjasë shumë, në 30 qershor skadon kontrata e Vlahovic dhe sulmuesi e ka me ngut të mësojë se  ku do të luajë sezonin e ardhshëm; nëse do të jetë ende në Torino apo ndoshta te Napoli te Massimiliano Allegri që po nxit jo pak për blerjen e tij pavarësisht pranisë së Hojlund në Castel Volturno. Por edhe në këtë rast, Vlahovic do të duhet të bëjë ndonjë sakrificë sepse kërkesa prej 9 milionë eurosh është shumë e lartë edhe për skuadrën e De Laurentiis dhe në këtë pikë pista e klubeve jashtë Italisë bëhet më konkrete. Në fund të fundit një Vlahovic me parametra zero është një biznes i mirë për të gjithë…përveç Juventusit.

Top Channel