“Je i çmendur”/ Trump konfirmon bisedën e tensionuar me Netanyahun: Më pëlqen shumë Bibi, por isha i shqetësuar nga lufta në Liban
Bashkimi Europian po përgatit ndryshime të rëndësishme në politikën e azilit, me qëllimin të rrisë dhe përshpejtojë kthimin e azilkërkuesve të cilëve u është refuzuar kërkesa.
Përveç rregullave më të rrepta, propozimet e reja parashikojnë edhe mundësinë e transferimit të tyre në vende të treta, ndonëse aktualisht mungojnë partnerë të mjaftueshëm për zbatimin e këtij plani. Sipas propozimit, dëbimet do të bëhen më efikase në tre drejtime kryesore. Së pari, vendimet për refuzimin e azilit do të njihen dhe zbatohen nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, duke shmangur procedurat e përsëritura.
Së dyti, do të kufizohen përfitimet sociale për personat që nuk bashkëpunojnë me autoritetet për largimin e tyre nga territori i unionit. së treti: rruga është politikisht e qartë për krijimin e qendrave të paraburgimit në vende të treta. Azilkërkuesit e refuzuar, të cilëve u dështon dëbimi, për shembull sepse vendi i tyre i origjinës refuzon t’i pranojë përsëri, mund të transferohen atje.
Megjithatë, propozimi ende pret miratimin formal nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian. Kjo Rregullore e Kthimit konsiderohet një pjesë kyçe e reformës së re të sistemit europian të azilit, e cila pritet të zbatohet plotësisht më 12 qershor. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, ka bërë të ditur se synon të arrijë marrëveshje me vende të treta deri në fund të këtij viti për ngritjen e qendrave të tilla.
Nisma po mbështetet nga disa shtete anëtare, përfshirë Austrinë, Danimarkën dhe Greqinë. Mes vendeve që përmenden si partnere të mundshme janë Ruanda, Libia, Mauritania, Uzbekistani dhe Etiopia.Holanda tashmë ka arritur një marrëveshje me Ugandën për ngritjen e një qendre të tillë, ndërsa Italia ka nënshkruar tashmë një marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë.
Top Channel