Milan dhe audicionet; Glasner-Pochettino, kjo është sfida për pankinën kuqezi
Armando Broja në verën e vitit të shkuar u transferua nga Chelsea te Burnley për shifrën e 23 milionë eurove, me sulmuesin që synoi të hapte një faqe të re pas gjithë problemeve me dëmtimet.
Megjithatë, ky sezon i sulmuesit nga Malësia e Madhe nuk ka arritur të ambientohet as në këtë aventurë të radhës. Një gol dhe një asist, por edhe minutat tejet të pakta ishin ato që karakterizuan këtë sezon.
Tashmë skuadra e tij do të duhet të luajë edhe në Championship në sezonin e ri, çka e vë seriozisht në dyshim të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares.
Nga Italia raportojnë se Lazio është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij. Klubi roman gjithnjë e ka pasur derën hapur për lojtarët kuqezi dhe Broja mund të marrë stafetën pas largimit të pritshëm të Hysajt.
Ndryshimi i kampionatit do të ishte zgjidhja më e mirë në këtë moment për Brojën dhe Serie A mund të jetë një lëvizje ideale. Sa i përket çmimit, Lazio do të synojë ta blejë për një shifër më të ulët se 23 milionë, nisur nga sezoni i dobët së fundmi.
Top Channel