Vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn
Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministrat dolën para gazetarëve për të raportuar në lidhje me vendimet ligjore të marra. Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se është në fazat e fundit hapja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një projekt i nisur që nga viti i shkuar.
“Patëm një prezantim nga drejtimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit. Ky insititucion është ndërtuar me një kapital prej 100 milionë euro dhe do të ketë kapital maksimal financimi deri në 1 miliardë euro. Ndër sektorët kryesore që pritet të financohen janë bujqësia, digjitalizimi, ndërtimi i veprave infrastrukturore me rëndëi, etj.
Do të financojë ato institucione që nuk kanë akses në financa. Rruga ndërtohet nga privati, të gjitha shpenzimet janë të tijat dhe kur mbaron kontrata e koncesionit, rruga i kalon shtetit shqiptar. Është një model që funksionon në disa vende të Europës dhe paratë që nuk harxhohen nga buxheti, mund të investohen në sektorë të tjerë”, tha Malaj.
Pas Malajt, para mikrofonëve u shfaq Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit. Ibrahimaj njoftoi se më 1 korrik do të nisë programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, teksa njoftoi edhe nisjen e procedurave në lidhje me rikualifikimin e dy strukturave të vilave qeveritare në Tiranë dhe Vlorë, që më pas do të jenë operacionale.
“Diskutuam për programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, që do të nisë më 1 korrik. Bizneset do të mund të rrisin kapacitet e tyre, është një fond prej 250 milionë euro dhe do të mbulohet 70% e kolateralit dhe bizneset do të kenë interes 2-3%. Do të financojmë në sektorët kryesorë të biznesit, me qëllim hyrjen në tregun europian. Kemi ërë një program transparent.
Rishikuam strategjinë e punësimit, një instrument që i dedikohet të rinjve dhe të rejave që duan të punësohen. Nëse nuk kanë një aftësi, do të trajnohen dhe do tu ndërmjetësohen punësim. Deri nesër është i hapur programi për vetëpunësimin. Programi Hospitality Albania, që parashikon menaxhimin e dy strukturave të vilave qeveritare në Tiranë dhe Vlorë.
Synohet që astet shtetërore të rikualifikohen dhe shfrytëzohen në raport me privatin, por duhet të dihet që pronat nuk i kalohen në asnjë moment privatit. Puna që qeveria po bën në drejtim të detyrave që kemi për anëtarësimin në BE përfshin edhe negociatat për tregtinë e lirë dhe marrëveshjet e tjera ndërqeveritare.
Shqipëria ka lidhur marrëveshje të tregtisë së lirë me vende të ndryshme dhe në vijim këto duhet të linjëzohen me ato të BE-së dhe do të duhet të bëjmë ndryshime. Të tilla marrëveshje ne kemi gërë për njohjen e pensioneve. Bordi ka qenë çështje e diskutuar gjerësisht edhe gjatë 2022-shit dhe ne e përfshimë në legjislacion si instrument për kontroll të çmimeve.
Është një mekanizëm që si filozofi nuk e përdorim, por në momente të caktuara na është dashur të ndërmarrim këto veprime. Formula e Bordit është shumë ristriktive, në kohën kur e kemi dizenjuar, kemi analizuar kostot e kompanive dhe kemi llogaritur që kompanitë të vazhdojnë të operojnë, por pa një fitim. Është vendimmarrje që do analizë të thelluar dhe do të duhet të shohim me qetësi nëse do të ndryshojmë analizën e çmimit. Shpresoj që kriza të mbarojë sa më shpejt dhe të dalim nga ky regjim, sepse ky rregullim nuk na pëlqen”, tha Ibrahimaj.
Top Channel