Formula 1/ Ferrari blindon Leclerc, zyrtarizohet rinovimi shumëvjeçar: Nuk mund të jem më i lumtur se kaq
Çështja e shpërblimeve financiare prek edhe Wimbledonin. Të mëdhenjtë e tenisit në fakt iu kanë komunikuar organizatorëve të turneut të rëndësishëm Grand Slam në Londër se presin një rritje të ndjeshme të shpërblimit për edicionin që do të nisë në 29 qershor.
‘All England Club’ do të konfirmojë detajet e shpërblimit në 11 qershor, ndërkohë që këto ditë, tenistët janë të impenjuar në turneun e Roland Garros. Ata kërkojnë një rritje më të madhe të shpërblimit në krahasim me masën 7% të vitit të kaluar, kërkesë kjo që është pjesë e betejës së përgjithshme në turnetë Grand Slam; pikërisht në Paris, dy numrat 1 të botës, Aryna Sabalenka dhe Jannik Sinner protestuan në lidhjen me masën 15% të të ardhurave dhe Federata Franceze e Tenisit brenda një muaji do të paraqesë propozime konkrete në rritjen e shpërblimeve financiare.
Edhe drejtuesit e Wimbledon dhe të US Open kanë folur për sinjale pozitive pas takimeve që patën në fillim të javës me lojtarët. Një debat që u konsiderua direkt dhe produktiv; turnetë Grand Slam i kanë kuptuar kërkesat e tenistëve, dmth një kuotë më të barabartë të të ardhurave të destinuar për përshpërblim, kontribute domëthënëse për mirëqënien e lojtarëve.
Tenistët kërkojnë një masë dyshifore pas zhgënjimit të shfaqur për atë prej 9.5 % të shpërblimit të Roland Garros. Në Wimbledon shpërblimi ëshrë më i lartë se në Paris, shuma totale është 53.5 milionë Paundë, një shifër kjio 2 herë më e lartë se ajo e përpara 10 viteve, ndërsa të ardhurat janë rritur nga 170 milionë në 406.5 milionë paundë për të njëjtën periudhë.
Top Channel