A është prishur marrëdhënia mes Netanyahut dhe Trump? Reagon kryeministri izraelit: Kemi mosmarrëveshje taktike, por…
Komisioni Europian i rekomandoi vendeve të BE-së të nisin heqjen graduale të kontrolleve të rivendosura në kufijtë e brendshëm të zonës Schengen, edhe pse argumentoi në të njëjtën kohë se këto masa duhet të mbeten vetëm të përkohshme.
Brukseli i ka vënë në dyshim justifikimet e Berlinit për zgjatjen e kontrolleve në të gjithë kufijtë e vendit, e thotë se autoritetet gjermane nuk kanë shpjeguar mjaftueshëm pse kërcënimet e sigurisë janë të njëjta në çdo segment kufitar dhe pse nevojitet një zgjatje prej gjashtë muajsh, në vend të një periudhe më të shkurtër.
Kontrollet kufitare në Gjermani janë në fuqi që nga shtatori i vitit 2024 dhe janë zgjatur tashmë tri herë, së fundi deri në mesin e shtatorit 2026. Sipas KE-së, ka edhe alternative të tjera më efikase ndaj kontrolleve të përgjithshme kufitare, si kontrollet selektive policore, përdorimi i identifikimit biometrik dhe teknologjive për gjurmimin e automjeteve.
Për këtë arsye, apeli i saj është të punohet për rikthimin e lëvizjes së lirë pa kontrolle në kufijtë e brendshëm.Sipas të dhënave të agjencisë Frontex, kalimet e parregullta të kufirit në Bashkimin Europian kanë rënë ndjeshëm, ndërsa edhe numri i kërkesave për azil është në ulje. Në Gjermani, aplikimet për azil në muajin maj arritën nivelin më të ulët që nga viti 2020.
Përveç Gjermanisë, kontrolle kufitare brenda Schengenit kanë rivendosur edhe Holanda, Austria, Danimarka, Franca, Italia, Norvegjia, Sllovenia dhe Suedia.
Top Channel