Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë, plagosen dy persona Rreth 5 milionë lekë ishte shuma e grabitur tek një bankë e nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit këtë të martë.
Autori vijon të jetë në arrati, që nga largimi me një skuter elektrik në rrugicat e qytetit pas grabitjes.
Autori dyshohet se përdori një pistoletë lodër për të kërcënuar arkëtaren. Ku dyshim i është krijuar hetuesve nisur nga fakti se në momentin kur u fut në ambientet e bankës detektori i metaleve nuk dha sinjal. Dyshimi forcohet edhe nga dëshmitë e punonjësve të bankës.
Grupi hetimor dyshon se grabitësi ka pasur bashkëpunëtor në bankë pasi është i orientuar në brendësi të saj dhe shkon tek arka që kishte depozituar më shumë para.
Policia po punon me pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat në vendngjarjes me qëllim identifikimin dhe vënien në pranga të autorit i cili ishte i veshur me të zeza, i maskuar me skafandër dhe lëvizte me një skuter.
Autori dyshohet se ka ndjekur një grua që do të depozitonte një shumë parash. Kur ajo është afruar në arkë për të kryer derdhjen e parave, ai u fut në ambientet e bankës nën kërcënimin e armës mori paratë që gjendeshin mbi banak.
Ndërkohe policia vuri në pranga për shpërdorim detyre 60-vjeçarin Fëhmi Çullhaj, i cili punonte si roje sigurie në bankë, pasi nuk reagoi gjatë grabitjes dhe nuk njoftoi në kohë policinë.
Top Channel