“Dilte live TikTok, tregonte armë në video”/ Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, dëshmon Noizy: Me Kleviolin kemi…
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë u caktua masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për shtetasin I.K., i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative, si dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga nenet 28-22 dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.66.2006, nisën pasi më datë 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, në makinën e shtetasit Mirash Gjikolaj e cila ishte e parkuar në oborrin e banesës së tij, ishte vendosur një sasi lënde shpërthyese (dinamit).
Për zbulimin e ngjarjes dhe autorëve të saj nga ana e Prokurorisë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u kryen veprime proaktive të cilat çuan në identifikimin e dy prej autorëve të veprës penale, G.T dhe Xh.B për të cilët është vendosur masa e sigurimit “arrest në burg”.
Në dinamikë të veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale për të cilat është regjistruar procedimi penal nr.66/2026, me datë 01.06.2026 u procedua me ndalimin e shtetasit I.K, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 78-22 e 25 dhe 278/1.
Në zbatim të urdhrit të Prokurorit për ndalimin e të dyshuar për një krim, shtetasit I. K. i është gjetur në banesë ndër të tjera dhe një armë zjarri pistoletë, modeli TT. Hetimet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe autorëve të saj.
Ngjarja;
Mirash Gjikola, 57 vjeç, rezulton i dënuar më herët me 8 vite burg për tentativë vrasjeje. Burime policore bëjnë me dije se ai ishte larguar prej kohësh nga Lezha dhe jetonte aktualisht në fshatin Shëndëlli, në afërsi të Konispolit.
Lënda eksplozive ishte vendosur në automjet dhe dyshohet se synonte shpërthimin gjatë lëvizjes. Situata u neutralizua në kohë, pasi drejtuesi i mjetit vuri re diçka të dyshimtë dhe njoftoi menjëherë strukturat e policisë.
Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me hakmarrje apo konflikte të mëparshme, duke pasur parasysh të kaluarën e 57-vjeçarit. Ndërkohë, masat e sigurisë në zonë janë forcuar dhe hetimet vijojnë.
Emri i Mirash Gjikolës lidhet edhe me një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2012 në Lezhë. Në atë kohë, një shtetas 40-vjeçar, Dedë Kovaçi, mbeti i plagosur me armë zjarri në fshatin Spitën. Sipas policisë, ai u qëllua me dy plumba pistolete brenda një lokali nga bashkëfshatari i tij, Mirash Gjikola, i cili më pas u largua në drejtim të malit për t’iu shmangur arrestimit.
Uniformat blu deklaruan atëherë se shkak i ngjarjes dyshohej të ishte një konflikt për pronën mes autorit dhe të plagosurit, ku debati kishte degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Top Channel