Shkëputja e pjesëve nga fasadat e objekteve të amortizuara dhe pallateve shumëkatëshe vijon të përbëjë rrezik për qytetarët në Durrës.

Mbrëmjen e kaluar, pjesë të fasadës së një pallati 15-katësh në zonën e Currilave ranë mbi një automjet, duke rrezikuar edhe kalimtarët.

Paraditen e sotme ndërhyri shërbimi zjarrfikës për heqjen e të gjithë elementëve që mund të shkëputeshin në çdo moment nga fasada e pallatit.

Top Channel ka mundur të sigurojë edhe pamjet e momentit kur pllakat shkëputen, teksa një vajzë shpëton për pak centimetra nga tragjedia.

Top Channel