Kombëtarja, Kristjan Asllani: Jemi gati për këto dy ndeshje. Duam të fitojmë grupin në Nations League. Presim tifozët në stadium
Mesfushori vendosi të braktisë Italinë ku ka luajtur në ekipet e moshave për të veshur fanelën kuqezi me futbollistin që nuk i ka fshehur emocionet e tij për këtë grumbullim të tij të parë në Kombëtaren e madhe.
‘Jam shumë i lumtur që jam këtu sot, është emocion i madh me Kombëtaren. Kisha kontakte disa kohë më parë me FSHF-në dhe para disa javësh erdhi edhe ftesa në klub dhe klubi ma nisi mua. Unë direkt mora në telefon prindërit e mi.Është emocion se i kisha ndjekur vetëm në TV, në ndeshjen e fundit isha si tifoz. Lojtarët më kanë pritur mirë, disa i njihja, disa i njoha tani. Një grup i fortë, grup i bashkuar dhe trajnerin me stafin i njihja. Që në ditën e parë kemi folur pak dhe më kanë folur të gjithë mirë-tha Luis Hasa në një intervistë për FSHF.
Hasa tha se Kombëtarja ka një skuadër e fortë teksa iu afrua shumë kualifikimit për në Botërorin e kësaj vere
‘Skuadra është e fortë, edhe kur ka luajtur në ndeshjet e mëparshme, kanë luajtur Europianin, ishin afër për të shkuar në Botëror. Sigurisht po të luajmë si kanë luajtur përherë, rezultatet do të vijnë’-vijoi mesfushori që shtoi se do të japë gjithçka në stërvitje duke shpresuar se do t’i jepet mundësia të luajë.
‘Unë do të jap maksimumin që në stërvitje. Jam këtu dhe shpresoj të më japin mundësinë, unë do jem gati. Në këtë stadium do të jetë emocion shumë i madh për mua dhe për prindërit e mi, do jenë në stadium. Shpresoj që të më jepet mundësia të jem në fushë, do të jem gati. Të njoh edhe publikun, e kam parë vetëm në TV dhe është një publik fantastik. Edhe pse janë dy miqësore, do të japim maksimumin për të fituar, për të qenë gati për Ligën e Kombeve dhe të kualifikohemi në një pozicion të lartë’-tha Luis Hasa.
Top Channel