Video/ Kaos në metronë e Sao Paulos, 39-vjeçari i dehur hidhet nga treni dhe thyen xhamat

03/06/2026 09:06

Momente paniku u regjistruan në një stacion metroje në Sao Paulo, Brazil, kur një burrë 39-vjeçar filloi të thyente xhamat e dyerve të trenit me grushte.

Sipas një deklarate nga kompania e menaxhimit, 39-vjeçari, i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, u tërbua pasi pasagjerët e tjerë e hodhën nga treni për shkaktim të një rrëmuje.

Në videon e regjistruar nga njerëzit në platformë, 39-vjeçari shihet jo vetëm duke goditur trenin, por edhe duke drejtuar me gisht kërcënues disa prej pasagjerëve.

@jovempannews

Um vídeo registrado na tarde deste sábado (30) mostra o momento em que um homem quebra os vidros de um trem da Linha 1-Azul do Metrô na estação Paraíso, zona sul de São Paulo. De acordo com a companhia, o passageiro apresentava sinais de embriaguez, causava incômodos dentro do vagão e foi retirado da composição por outros usuários. Já na plataforma, ele desferiu socos contra a estrutura, destruindo os vidros de uma porta e de uma janela. Agentes de segurança metroviários foram acionados, contiveram o suspeito em flagrante e o encaminharam para a Delegacia de Polícia do Metropolitano (Delpom). 🎥 Reprodução: @SPSobreTrilhos (ig) | @Spsobre trilhos (fb) | @Saopaulosobretrilhos (yt) | @SPSobreTrilhos (tk) | @SPSobreTrilhos (x) | | @myhoodbr 🔗 Leia a matéria completa em: jovempan.com.br 📺 Confira na JP News #JovemPanNews #SãoPaulo #Metrô #Paraíso

♬ original sound – Jovem Pan News


Për shkak të dëmit të shkaktuar nga 39-vjeçari, treni u tërhoq për riparime, duke rezultuar në ndërprerje të shërbimeve.

39-vjeçari u arrestua nga oficerët e sigurisë në stacion dhe u dërgua në një stacion policie, ndërsa iu desh të dërgohej edhe në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet që i kishte shkaktuar vetes gjatë shpërthimit në trenin e metrosë.

Top Channel