Kombëtarja e Brazilit është nisur zyrtarisht drejt Shteteve të Bashkuara për Kampionatin Botëror 2026, e përcjellë nga një ceremoni mjaft e veçantë dhe plot simbolikë në pistën e fluturimit.

Kjo traditë e bukur e aviacionit do të shoqërojë tashmë ëndrrën e madhe braziliane për fitimin e titullit të gjashtë kampion botes.

Pagëzimi tradicional në pistë për fat dhe sukses

Përpara nisjes nga Rio-de-Zhanejro, avioni luksoz me vlerë rreth 171 milionë dollarë që transportonte delegacionin brazilian mori një lamtumirë unike. Dy kamionë zjarrfikës formuan harkun tradicional të ujit mbi avion, një ceremoni që në botën e aviacionit përdoret ekskluzivisht për fluturime shumë të veçanta, si një uratë për mbrojtje, fat të mirë dhe sukses përpara një garë të madhe. Fluturimi ka përfunduar me sukses dhe ekipi tashmë ka mbërritur në Newark të Nju-Xhersit.

Rruga drejt yllit të gjashtë dhe rrugëtimi në Grupin C

Brazili udhëton drejt Amerikës me moralin e lartë, pas një fitoreje bindëse 6-2 ndaj Panamasë në stadiumin mitik “Marakana”. Përpara debutimit zyrtar, “Canarinha” do të luajë një ndeshje të fundit miqësore kundër Egjiptit në Klivlend.

Në këtë Botëror, pesëherë kampionët e botës janë pozicionuar në Grupin C, së bashku me Marokun, Haitin dhe Skocinë. Ndeshja e tyre e parë do të luhet më 13 qershor në stadiumin “MetLife” të Nju-Jorkut përballë Marokut. Brazilianët zbresin në fushë me synimin e prerë për të rikthyer trofeun në shtëpi pas plot 24 vitesh, që nga suksesi i tyre i fundit në Botërorin e vitit 2002 në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Top Channel