Protestat për Zvërnecin/ Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, hidhet uji drejt qytetarëve
GJKKO ka dënuar ditën e sotme tre persona për veprën penale ‘trafikim i armëve dhe municioneve’ nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe, ndërsa njërin prejt tyre e shpalli të pafajshëm.
Bëhet fjalë për Adulla Hoxhajn, Admir Tutajn dhe Bojken Turtullin që u shpallën fajtor dhe u dënuan, kurse Rifat Avdiaj që u shpall i pafajshëm.
GJKKO dënoi Hoxhajn me 13 vite burg, Tutajn me 12 vite burg dhe Turtullin me 12 vite burg.
Njoftimi:
1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Adulla Hoxhaj, Admir Tutaj, Rifat Avdiaj dhe Bojken Turtulli”.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Rudina Palloj dhe Atalanta Zeqiraj, me vendimin nr. 46, datë 03.06.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adulla Hoxhaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal, si edhe në bazë të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adulla Hoxhaj, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adulla Hoxhaj, për kryerjen e veprës penale të: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë të parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, lidhur me gjitha armët e zjarrit të cilat i janë sekuestruar në banesë gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024, të cilat janë në gjendje të rregullt teknike, dhe realizojnë qitje, bazuar në aktet e ekspertimit respektiv, dhe dënimim e tij me 2 (dy) vite burgim burgim.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adulla Hoxhaj, për kryerjen e veprës penale të: “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në banesë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al të parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal, lidhur me sasinë e municionit prej 367 fishekësh luftarakë që i është sekuestruar gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024, të cilat janë në gjendje të rregullt teknike dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Adulla Hoxhaj, për kryerjen e veprës penale të: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, lidhur me sasinë prej 50 fishekësh sportivë, që i është sekuestruar gjatë momentit të ekzekutimit të masës së sigurimit personal më datë 1.8.2024, të cilat janë teknikisht të rregullt dhe të përshtatshëm për qitje, dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
6. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Adulla Hoxhaj me një masë të vetme prej burgim 13 (trembëdhjetë) vite burgim.
7. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr. Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 8 (tetë) vit e 8(tetë) muaj burgim.
8. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një nga burgjet e sigurisë së lartë.
9. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Rifat Avdiaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334 paragrafi 1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet.
10. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Rifat Avdiaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale, pasi nuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet.
11. Bazuar në nenet 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Rifat Avdiaj, me vendimin nr. 91 akti, datë 30.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
12. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Rifat Avdiaj nga paraburgimi, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir TUTAJ, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal, si edhe në bazë të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Admir TUTAJ, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim;
15. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Admir TUTAJ me një masë të vetme prej burgim 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
16. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr. Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 8 (tetë) vit burgim.
17. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një nga burgjet e sigurisë së lartë.
18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bojken Turtulli, për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1-22 dhe 28/4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal, si edhe në bazë të nenit 334 paragrafi i parë i Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
19. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bojken Turtulli, për kryerjen e veprës penale të “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
20. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të pandehurit Bojken Turtulli me një masë të vetme prej 12(dymbëdhjetë) vite burgim.
21. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr. Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
22. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit dhe të kryhet në një nga burgjet e sigurisë së lartë.
Top Channel