Nuk do të ketë ende një vendim për të miturin Mario Përlleshaj, pa marrë Gjykata e Apelit një akt-vlerësim psikologjik.
Gjykata e Apelit, e përbërë nga Edlira Petro, Valdete Hoxha dhe Fatri Islami, ka shtyrë vendimmarrjen duke urdhëruar dy psikologë, një për Mario Përlleshajn, i arrestuar për vrasjen e Martin Canit në shkollën “Fan Noli”, dhe ekspertimin tjetër për të miturin që ishte nxënës në të njëjtën shkollë dhe mbeti i plagosur.
Ky vendim u mor gjashtë muaj pas dënimit të Mario Përlleshajt me 16 vite burgim gjatë një procesi që u mbajt me dyer të mbyllura, si në Gjykatën Penale të Tiranës ashtu edhe në Apel.
Nxënësi i shkollës “Fan Noli”, Martin Cani, 14 vjeç, u vra gjatë një përleshjeje me bashkëmoshatarët e tij pas një zënke në klasë. Për mosveprimin e stafit shkollor, Prokuroria po vijon ende hetimet, ndërkohë që për Mario Përlleshajn më herët Prokuroria kërkoi 25 vjet burgim për Mario Përlleshajn.
Top Channel