‘Kisha prekur fundin me të vërtetë’. Dy vitet e fundit në karrierën e Arkadiusz Milik kanë qenë një një makth i vërtetë; mes dëmtimeve dhe mungesës së rikthimeve në fushën e lojës, sulmuesi polak u detyrua të shohë Juventusin e tij nga larg pa mundur të ndihmojë miqtë dhe shokët e tij të skuadrës.

‘Një herë e një kohë, futbolli ishte rrugëdalja ime nga çdo problem. Por në mënyrë të papritur më ndodhte të shkoja në palestër, të stërvitesha dhe të shpërtheja në të qara-tregon sulmuesi 32 vjeçar në podcastin Kanal Sportowy. 

Milik zbuloi se i besoi një psikoloku.

‘I thoja vetes; Arek, po vërtet e mendon se nuk ua del të përballësh gjithçka i vetëm?’ Dhe më pas e ktheva mbrapsht këtë, nuk ia dilja dot. Nuk ishin momente të këndshme, por nuk do të thoja se bëhej fjalë për depresion’-tregon Milik

Në këtë sezon, Milik luajti vetëm 34 minuta në 2 ndeshje ato me Sassuolon dhe Genoan. Dhimbja më e madhe për të? Fakti që nuk mundi të përjetojë netët evropiane

‘Në periudhën e fundit ndihesha si një njeri u uritur që ecte në një rrugë plot me restorante të shkëlqyer-tha Milik-ndihesha kështu, ndërsa shokët e mi luanin në Ligën e Kampioneve, psh kundër Realit të Madridit’.

E ardhmja është e gjitha për t’u shkruar, por e keqja duket se më në fund kaloi.

‘Sot buzëqesh, kam pushuar dhe jam gati për të luajtur-tha sulmuesi polak-më vjen keq vetëm që sezoni i Juventusit është mbyllur’.

Milik ka edhe një vit në kontratën me Zonjën e Vjetër, por tashmë është e qartë se ai do të largohet nga klubi torinez. Zërat e fundit flasin për një kthim të tij te Gornik Zabrze, skuadër ku Milik nisi karrierën e tij. Vëllai i tij është Drejtori Sportiv i skuadrës, por sulmuesi preferoi të mos çbilancohej

‘Ky klub do tw ketw gjithnjw njw vend special nw zemrwn time. A do tw transferohem atje? Flas çdo ditw me vwllain tim, por pwr çwshtje familjare, jo profesionale, mendoj se wshtw shumw shpejt pwr ta diskutuar kwtw-pohoi Milik

Top Channel