E martë, 02 Qershor 2026
22:38
Kombëtarja, Kristjan Asllani: Jemi gati për këto dy ndeshje. Duam të fitojmë grupin në Nations League. Presim tifozët në stadium

Kombëtarja ka nisur përgatitjet për ndeshjet e radhës miqësorë me Izraelin dhe Luksemburgun. Tashmë i gjithë grupi është i plotë më përjashtim të Ismajlit që u largua për probleme fizike dhe duket se atmosfera është mirë Kristjan Asllani foli për FSHF teksa tha se skuadra është gati për këto dy ndeshje

22:28
A ka rënë marrëveshja SHBA-Iran? Reagon Presidenti Trump: Informacione të pabaza, bisedimet tona vazhdojnë pa ndërprerje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë raportimet që pretendonin se bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë ndërprerë, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe të pabazuara.

22:23
Gjyqi ndaj pilotit që përdhunoi shërbëtoren në shtëpinë e Schumacher, zbulohen detaje të reja rreth kujdesit shëndetësor të legjendës së Formula 1

Një proces gjyqësor që po zhvillohet në Zvicër ndaj ish-pilotit australian Joey Mawson ka nxjerrë në dritë detaje të reja mbi kushtet e kujdesit që merr legjenda e Formula 1, Michael Schumacher.

22:21
Negociatat për ndalimin e përplasjeve në Liban: Po të mos ekzistonte Hezbollahu, Tel Avivi dhe Beiruti do bënin marrëveshje që nesër

Izraeli dhe Libani mund të arrijnë një marrëveshje paqeje “që nesër” nëse Hezbollahu nuk do të ishte pengesë, tha sot Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ndërsa të dy vendet fillojnë raundin e katërt të bisedimeve në Uashington.

22:11
Jo vetëm Shehi, nga Tirana largohet edhe kapiteni Xhixha/ 27-vjeçari pranë akordit me klubin shqiptar

Kapiteni i Tiranës, Redon Xhixha, duket se është pranë mbylljes së aventurës së tij me bardheblutë.

21:58
“Një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”/ Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për Radion Evropa e Lirë se i respekton “proceset e vazhdueshme publike dhe institucionale” dhe se “është e gatshme të ecë përpara, ndërsa ato zhvillohen”.

21:57
Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

Irani po planifikon një funeral tre-ditor për Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet ajrore izraelito-amerikane në ditën e parë të luftës, më 28 shkurt.

21:50
Zërat nga Arabia, Inzaghi mund të largohet nga Al Hilal dhe merkato e trajnerëve ndizet

Dukej i sigurt qëndrimi i Simone Inzaghit te Al Hilal edhe për arsye ekonomike dhe fiskale. Por tani me ristrukturimin e kërkuar nga pronarët e rinj të klubit, Kingdom Holding Company, fati i drejtuesve të klubit mund të pësojë ndryshime të mëdha që mund të përfshijnë edhe trajnerin.

21:31
Magyar takim me Merz në Berlin, kryeministri i ri hungarez: Hungaria do të rifitojë pozicionin e saj në BE

Kryeministri i ri i Hungarisë, Peter Magyar, shprehu sot në Berlin qëllimin e tij për të rivendosur pozicionin e vendit të tij si një partner i besueshëm brenda Bashkimit Evropian.

21:20
“Anulo projektet”, ja kërkesat për Qeverinë/ Pas më shumë se 3 orësh mbyllet protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin

Këtë të martë u mbajt në Tiranë dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit.

21:19
“Nuk do ju tradhtoj kurrë”/ Rama në 35-vjetorin e PS-së në Tiranë: Mbase nuk keni dëgjuar akoma që ha fëmijë

Në fjalën e tij përmbyllëse nga Pallati i Kongreseve, kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se Shqipëria ndodhet shumë pranë procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe se, sipas tij, nuk duhet humbur momenti vendimtar i këtij procesi.

21:05
Allegri drejt zgjidhjes së kontratës me Milanin, gati të nënshkruajë me Napolin dhe të takojë Drejtorin Sportiv, Manna

Edhe shumë pak mungon nga zgjidhja e kontratës që lidh Massimiliano Allegrin me Milanin. Marrëveshja mes dy palëve është shumë pranë dhe kjo e mërkurë do të jetë dita vendimtare.

21:05
Socialistët e Tiranës festojnë 35 vjetorin e PS, Manastirliu: Mirënjohje themeluesve, kryeqyteti motori i rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Partia Socialiste festoi 35-vjetorin e themelimit të saj në Qarkun e Tiranës, në një aktivitet që mblodhi themelues, drejtues, anëtarë dhe mbështetës të PS, për të kujtuar rrugëtimin e saj ndër vite dhe për të ndarë vizionin për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

20:51
Lukaku rikthehet me gol te Belgjika, “Djajtë e Kuq” mundin Kroacinë në miqësore para startit të Botërorit

Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku, është rikthyer te goli pas një periudhe të gjatë mungese për shkak dëmtimi, duke shënuar në minutën e 96-të në miqësoren ndaj Kroacisë.

20:49
Fiks Fare/ “Merre Cytotec-in, recetë s’të jap”, gjinekologia rekomandon abort për një shtatzëni 13-javëshe në shkelje të ligjit

Një investigim i Fiks Fare ka dokumentuar një rast ku një mjeke gjinekologe rekomandon përdorimin e medikamenteve për ndërprerjen e një shtatzënie 13-javëshe, ndonëse ndërprerja e shtatzënisë mbi javën e 12-të nuk lejohet për abort me kërkesë të gruas.

20:16
Nga Rexhep Meidani te Namik Dokle e Ylli Bufi, PS vlerëson me medalje ari “Gardën e Vjetër” në 35-vjetorin e saj

Sot në Pallatin e Kongreseve, 35-vjetori i PS në Tiranë, ku u vlerësuan edhe figurat e shquara të ditëve të para të Partisë Socialiste.

20:13
Rezultatet e Konferencës së tetë Ndërqeveritare, Hoxha pret Komisioneren Kos dhe ekipin e BE-së në misionin shqiptar në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ka mirëpritur Komisioneren europiane Marta Kos dhe ekipin e BE-së në misionin shqiptar në Bruksel.

20:07
“Tronditet” Kongresi Amerikan, deputeti demokrat nën hetim për sjellje të pahijshme seksuale

Komiteti i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA ka hapur një hetim ndaj deputetit demokrat Jimmy Gomez, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale, sipas tre burimeve të cituara nga CNN.

19:56
“Nuk ka heqje sanksionesh pa marrëveshje për uraniumin”, Rubio para Kongresit amerikan: S’është fare në diskutim

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, e bëri të qartë sot se Uashingtoni nuk po shqyrton heqjen e sanksioneve kundër Teheranit në këmbim të rihapjes së plotë të Ngushticës së Hormuzit, duke hedhur poshtë skenarë të tillë gjatë një seance dëgjimore në Kongres.

19:51
Aksident i rëndë në Kurbin/ Përplasi për vdekje 37-vjeçarin që udhëtonte me motomjet, arrestohet e reja

Një aksident i rëndë rrugor i regjistruar këtë të hënë në Kurbin i ka marrë jetën një 37-vjeçari, ndërsa policia ka vënë në pranga drejtuesen e automjetit të përfshirë në ngjarje.

19:39
“Nuk kërkojmë lirimin e Veliajt sado i padrejtë të na duket ne”, Rama në 35 vjetorin e PS-së së Tiranës: Edhe Nano e përballoi burgun dhe doli me dorën e shtrirë ndaj atij që e burgosi

Në 35-vjetorin e PS-së së Tiranës, kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk kërkon lirimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pavarësisht se situatën e konsideron të padrejtë.

19:16
“35 vite fytyra e ngrysur”/ Përvjetori i PS, Rama për Gramoz Ruçin: Asnjë nuk e arrin dot atë që ai ka bërë, është kryepatronazhisti i partisë

Në përvjetorin e themelimit të PS në Tiranë, Kryeministri Edi Rama foli për Gramoz Ruçin.

19:02
“Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë”, Rama fton në dialog protestuesit për investimin në Zvërnec: Mua më keni gati për t’ju dëgjuar

Kryeministri Edi Rama, duke ndarë një video nga momenti i protestës së qytetarëve para kryeministrisë kundër investimit në Zvërnec, i ka ftuar një grup prej tyre si përfaqësues, në dialog për këtë çështje.

19:01
E papritur/ Probleme me vizën, sulmuesi i Zvicrës nuk udhëton me pjesën tjetër të ekipit për Botëror

Sulmuesi i Zvicrës, Breel Embolo, nuk ka mundur të udhëtojë me pjesën tjetër të ekipit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të problemeve të papritura me autorizimin e tij të hyrjes në vend.

18:42
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çajnë kordonin e policisë

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin.

18:30
“Kam një amanet, mos harroni…”, porosia e Ruçit në 35-vjetorin e PS-së në Tiranë për deputetët dhe drejtuesit socialistë

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, në 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë, u dha një një porosi drejtuesve socialistë dhe deputetëve.

18:22
Milani e ka gati zgjedhjen e parë për trajnerin e ri, kuqezinjtë presin teknikun që fitoi trofeun europian këtë sezon

E ardhmja e Oliver Glasner mund të jetë në Itali. Trajneri austriak është larguar zyrtarisht nga Crystal Palace, duke i dhënë fund aventurës së tij dyvjeçare në Angli, ndërsa emri i tij vazhdon të lidhet ngushtë me stolin e Milanit.

18:16
Dita e tretë e protestës në Tiranë për Zvërncein, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria

Po mbahet në Tiranë dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit.

17:54
Kombëtarja kryen seancën e fundit stërvitore para Izraelit, lojtarët ndahen në grupe

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania”, një ditë përpara ndeshjes miqësore ndaj Izraelit. Takimi do të luhet nesër, duke nisur nga ora 20:00.

17:43
Telefonata e tensionuar mes Trump-Netanyahu, përse u ndal operacionin ushtarak në Bejrut

Një telefonatë e cila zgjati më shumë se një orë mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka sjellë një kthesë të papritur në zhvillimet e konfliktit në Liban, duke çuar në anulimin e një operacioni të planifikuar ushtarak izraelit në Bejrut dhe duke intensifikuar përpjekjet amerikane për arritjen e një armëpushimi.

17:30
Florentino Perez ka gati dhuratën e parë për Mourinhon, Reali shumë pranë firmës me mbrojtësin e Liverpool-it

Mbrojtësi francez Ibrahima Konaté është shumë pranë transferimit te Real Madrid si lojtar i lirë, pasi negociatat për rinovimin e kontratës me Liverpool kanë dështuar përfundimisht.

17:24
“U mahnitëm, ishte ishull i mrekullueshëm”/ Ivanka Trump tregon investimet në Sazan dhe Zvërnec: Ka 5 milje vijë bregdetare, me lagunën përballë dhe rërë të bardhë

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump rrëfen në një intervistë për David Senra, se si e zbuloi ishullin e Sazanit dhe plani që ka për ta transformuar atë.

16:59
Siguria rrugore gjatë sezonit turistik 2026, Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje për organizimin e shërbimeve të përbashkëta

Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje  për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor, me qëllim përmbushjen sa më efektive të parametrave të sigurisë rrugore gjatë sezonit turistik 2026.

16:58
“Janë dy miqësore, por rezultati ka rëndësi”/ Ndeshja e parë në krye të Shqipërisë, Maran: Nuk është PSG-Arsenal, ne do të krijojmë ADN-n tonë

Tekniku italian, Rolando Maran, u ndal edhe te filozofia e tij e lojës sa i përket asaj që do të sjellë në Kombëtare.

16:54
U arrestuan si pjesë e grupit kriminal të lidhur me Ervis Martinajn, Gjykata e Posaçme dënon anëtarët e bandës, burg edhe për Florenc Çapian

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur fajtorë dhe dënuar dy anëtarët e bandës kriminale të lidhur me Ervis Martinajn, Elvin Mërlika dhe Alket Xhixha.

16:49
“Në protestë kishte edhe socialistë që ndihen të përjashtuar”, Braçe: Nuk kemi luksin të humbasim një projekt si ai i Zvërnecit

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas protestës para Kryeministrisë për projektin e Zvërnecit.

16:46
“Nuk është e lehtë të vish në fund të sezonit, s’kemi pasur shumë kohë”/ Maran: Izraeli? Do të jetë një test i mirë

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, foli në prag të ndeshjes së tij debutuese në krye të kuqezinjve.

16:45
Dosja “AKSHI”, Apeli i GJKKO heq sekuestron për rreth 729 milionë lekë asete ndaj Karçanajt dhe biznesmenëve në hetim

Gjykata e posaçme e Apelit ka shpallur vendim sot lidhur me ankimin ndaj një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe asete tw personave nën hetim nw dosjen “AKSHI”, mes tyre edhe Mirlinda Karçanaj.

16:39
“Të tërhiqem nga Kombëtarja? Kam ende disa vite…”/ Gjimshiti para miqësores me Izraelin: Maran vjen me ide të reja, të gjithë janë gati

Një ditë para duelit miqësor me Izraelin, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, doli në një konferencë për mediat së bashku me trajnerin Rolando Maran.

16:36
Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, juria shpall unanimisht fitues projektin e studios “Herzog &de Meuron Basel Ltd”

Rikualifikimi i godinës ikonike në kryeqytet do të bëhet nga studio arkitekturore Herzog de Meuron Basel, që u shpall fituese e Konkursit Ndërkombëtar, organizuar nga Koorporata Shqiptare e Investimeve.

16:25
Video/ Shoku i qelisë shkon në varrimin e të atit të Metës, takohet me ish-presidentin pas drekës së mortit: Shihemi së shpejti vëlla

Menjëherë pas drekës së mortit, Ilir Meta u takua me familjarët dhe miqtë e tij, për t’iu drejtuar më pas furgonit të policisë për të shkuar drejt qelisë.

16:12
Harry Kane ambicioz: Pa llogaritur Botërorin, besoj se e meritoj Topin e Artë

Shifrat e Harry Kane këtë sezon janë vërtet fantastike. Me 61 gola të shënuar, sulmuesi angles pozicionet si një prej kandidatëve për fitimin e Topit të Artë. Në një intervistë të fundit për ‘L’Equipe’, Kane zbuloi ambiciet dhe dëshirën e tij për të vijuar me thyerjen e rekordeve.

16:10
U arrestuan pas operacionit “Shpirti”, SPAK çon në gjyq 5 të pandehurit për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK-ut dhe vendosi kalimin për gjykim të çështjes penale të vitit 2019, që lidhet me veprimtari të dyshuara të trafikut të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

16:09
Përfundon dreka e mortit/ Ilir Meta përshëndetet me familjarët dhe miqtë, ish-presidenti niset drejt qelisë

Pas ceremonisë mortore të të atit, ish-presidenti Ilir Meta është nisur nga Çepani për t’u kthyer në qeli, në burgun 313.

15:51
Destinacioni i ri i Lewandowskit, sulmuesi polak vihet në shënjestrën e Fenerbahçes…

Robert Lewandowski e ka mbyllur etapën e tij te Barcelona dhe tani duhet të gjejë një destinacion të ri. Sulmuesi polak ka marrë një propozim për një kontratë me pagë rreth 20 milionë euro plus bonuset, një informacion që e jep gazetari polak Tomasz Wlodarczyk, shumë pranë Lewandowskit, autor i 120 golave të shënuar me fanelën e Barcelonës.

15:42
Domatet mbeten në kufi/ Maqedonia bllokon kamionët shqiptarë, eksportuesit flasin për pengesa

Mbi 10 kamionë të ngarkuar me perime shqiptare kanë mbetur të bllokuar prej tri ditësh në pikën kufitare të Qafë-Thanës dhe Morinës, pasi autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë vendosur të analizojnë çdo ngarkesë me domate me origjinë nga Shqipëria përpara se të lejojnë hyrjen e saj në treg.

15:29
Festivali i fëmijëve, Eslin Kurti fiton festivalin dhe shkon në Junior Eurovision 2026

Shkodra përjetoi një tjetër mbrëmje emocionesh ne finalen e edicionit të 64-t të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, zhvilluar në skenën e Teatrit “Migjeni”.

15:10
Ministri Gogu prezanton Rekomandimet Prioritare 2026, evazioni, krimi kibernetik dhe trafiku në fokusin kryesor

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezantoi sot Rekomandimet Prioritare 2026 në luftën kundër kriminalitetit, në një takim të përbashkët me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe Drejtuesin e SPAK Klodian Braho.

15:08
Bie emigracioni në Gjermani, në 2025 më pak kërkesë për azilit nga Siria dhe Afganistani

2025-sa solli një rënie të ndjeshme të emigrimit në Gjermani, e dëshmuar kjo nga të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden.

15:06
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka brenda institucionit, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet.

14:54
Zgjedhjet te Reali i Madridit komplikojnë kthimin e Jose Mourinhos, tani Benfica kërkon 15 milionë euro

Rikthimi i Jose Mourinhos në pankinën e Realit të Madridit dukej se ishte thjesht një çështje njoftimesh zyrtare, por tani rruga që do të risillte Special One në Bernabeu duket më e ngushtë; shkak për këtë janë zgjedhjet për postin e presidentit të Los Blancos dhe kërkesa e Benficas për 15 milionë euro.

14:53
Propozim-zgjidhja për provimin e jurisprudencës së studentëve shqiptarë në RMV, reagon Ademi: Gjuha shqipe nuk është favor as kompromis, zbatoni ligjin

Lideri i lëvizjes studentore Mevlan Ademi ka reaguar ashpër ndaj propozim-zgjidhjes për provimin e jurisprudencës, për të cilën studentët shqiptarë në RMV janë ngritur në protestë.

14:50
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen 5 automjete, mes të plagosurve edhe dy turistë gjermanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar.

14:45
Protestat kundër izolimit prej Ebolës në Kenia, ushtria qëllon për vdekje dy demonstrues

Dy persona janë qëlluar për vdekje në qytetin qendror të Kenias, Nanyuki, mes protestave kundër planeve të SHBA-së për të ngritur një qendër izolimi për Ebolën në një bazë ushtarake aty pranë.

14:41
Deputeti i PS publikon foton e autobusit nga Greqia në protestën e Zvërnecit, Bido: Ju sfidoj, është me targë greke!

Deputeti i PS i qarkut Sarandë, Ardit Bido, ka publikuar një foto të një autobusi me targa greke, një prej tre mjeteve që sollën protestuesit në Zvërnec të shtunën.

14:26
Gjermania kërkon vend në Këshillin e Sigurimit, ministri i Jashtëm: Shanset janë të mira, por është garë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të zgjedhë në 3 qershor pesë anëtarë të rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, dhe Gjermania është një nga vendet që synon të sigurojë një vend në organin më të rëndësishëm të OKB-së për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

14:20
Inter Miami dhe David Beckham tentojnë Guardiolën, por ish trajneri i Manchester City i ka idetë e qarta

Nga Anglia vjen një lajm që ka si protagonist Pep Guardiolën. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mirror’, pronari i Inter Miamit, David Beckham ka kontaktuar ish trajnerin e Manchester City për të marrë drejtimin e klubit nga Florida.

14:20
Gjykata Kushtetuese i rrëzoi kërkesën për çështjen ‘McGonigal’, Berisha: Do ta hetojmë vendimin në Strasburg

Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ditën e djeshme rrëzoi kërkesën e tij për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen McGonigal, ndërsa i hapi rrugë ngritjes së komisionit për zgjedhjet.

14:12
Intervista e Belerit në mediat greke, Balla i përgjigjet europdeputetit: Termi Vorio Epir ka vdekur, mos shtrembëro historinë

Eurodeputeti i parlamentit grek, Fredi Beleri, ka reaguar së fundmi në lidhje me çështjen e Zvërnecit, teksa në një postim në rrjetet e tij sociale shkroi: “Fola rreth asaj që po ndodh në lidhje me Zvërnecin dhe me grekët e Epirit të Veriut”.

14:03
Sulm masiv i Moskës në Ukrainë/ 10 të vdekur, mes tyre fëmijë

Të paktën 10 të vdekur e me dhjetëra të plagosurt është bilanci i një sulmi masiv të Rusisë me raketa dhe dronë në disa qytete të Ukrainës gjatë natës.

13:47
Turi i diplomacisë parlamentare, Kryetari Peleshi në Estoni: Mbështetje e fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, forcim i partneritetit në NATO dhe bashkëpunimit parlamentar

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni, ndalesa e parë e turit të diplomacisë parlamentare në vendet balltike, ku u prit në takime nga Presidenti i Republikës së Estonisë, Alar Karis, dhe Presidenti i Parlamentit estonez, Lauri Hussar.

13:35
Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit, momenti kur zbret nga furgoni i shoqëruar nga policia e burgut

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë sot burgun 313 për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, Rexhep Meta, që humbi jetën ditën e djeshme në moshën 83-vjeçare.

13:29
Ekskluzive/ Dështon ankandi për KF Lushnjen: Zero oferta për 98 mijë euro, klubi sot vlen sa 1/3 e kontratës së Kempesit në 1996

Nga Endi Tufa

13:22
Rikonstruksioni i Spitalit të Traumës, ministrja Sala: Shërbimi vijon pa ndërprerje, stafi mjekësor po punon me dy turne

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, inspektuan ecurinë e punimeve në Spitalin Universitar të Traumës, ku po vijon një nga projektet më të rëndësishme të modernizimit të infrastrukturës spitalore në vend.

13:15
“Populli është ai që flet ditën e zgjedhjeve”, Rama mbi protestat për Zvërnecin: Teoria ‘ndalu ti se jemi ne’, nuk funksionon me mua

Edi Rama ka pritur sot në kryeministri kreun e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Pas fjalës së tyre, u mirëpritën pyetjet e gazetarëve, ku Rama u pyet në lidhje me projektin e Zvërnecit.

13:12
‘Telenovela’ Julian Alvarez/ Spanjë-Argjentinë, ‘betejë’ informacionesh për të ardhmen e sulmuesit

Merkatoja e kësaj vere do të jetë e ndezur dhe Julian Alvarez është protagonist kryesor. Tashmë ka nisur telenovela në lidhje me të ardhmen e tij, ku çdo ditë shfaqet nga një episod i ri

13:11
Grabitja me armë e bankës në mes të Tiranës, autori vodhi paratë dhe u larguar me… skuter

Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”.

13:09
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e tregtimit të karburantit, rritet nafta dhe benzina

Bordi i transparencës ka rritur sot çmimin e tregtimit të naftës dhe benzinës. Nafta nga 185 lekë/litri do të shitet me 191, ndërsa benzina nga 173 lekë/litri do të shitet me 176.

13:05
“Vendimi arbitrar”/ SPAK bllokon transaksionin e investitorit të huaj në Zvërnec, Rama: Prokuroria të hetojë origjinën e pronës, por s’ka shans që investimi të ndalojë sa të jem unë këtu

Ndërsa ka pasur raportime se SPAK ka sekuestruar gati 200 milionë euro në llogaritë bankare të kompanisë që synon të investojë në Zvërnec, Kryeministri Rama iu përgjigj interesit të medias për këtë çështje, për të cilën Prokuroria e Posaçme nuk ka pasur një konfirmim zyrtar deri me tani.

12:55
Grabitja e armatosur e bankës në Tiranë, reagon policia: U fut i maskuar, nën kërcënimin e armës mori një shumë parash

Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”.

12:53
“Përmbushët kushtet për piketat e ndërmjetme”, kreu i KE, Antonio Costa: Zgjerimi është domosdoshmëri për ne. Po lexoj letërsi shqiptare, librat e Kadaresë në radhë

Pas Bosnjë Hercegovinës, Tirana është ndalesa e radhës e një turi ballkanik për Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa. Ai është pritur nga kryeministri Edi Rama, nga ku më pas është zhvilluar një takim bilateral për të vijuar me një konferencë të përbashkët për mediat.

12:51
Grabitet një bankë në Tiranë, autori futet në institucion me armë zjarri

Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”.

12:46
“Çdo takim me presidentin është një orë mësimi”/ Rama pret në takim Antonio Costan, kryeministri: Një mik i çmuar i Shqipërisë, mbështetës i palodhur 

Pas Bosnjë Hercegovinës, Tirana është ndalesa e radhës e një turi ballkanik për Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.

12:46
Provimi i gjuhës së huaj në Maturën Shtetërore, teza nuk del në rrjete sociale. Gazetarja: Kush e publikon, identifikohet dhe përjashtohet

U dha ditën e sotme privimi i gjuhës së huaj në Maturën Shtetërore. Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, në një lidhje live në edicionin e lajmeve, raportoi se ndryshe nga rastet e shkuara, këtë herë teza e provimit nuk është publikuar në rrjetet sociale.

12:41
“Të vijë ministrja të sqarojë urdhrin”/ Terapia hormonale për trangjinorët, Klodiana Spahiu e PS përplaset me deputetët e PD: Vjen këtu për agjendë politike

Edhe në Komisionin e Shëndetësisë nuk kanë munguar debatet teksa diskutohej për trajtimin hormonal të transgjinorëve, një udhëzim i Ministrisë së Shëndetësisë.

12:39
Parada retro në Gjirokastër, makina ikonike dhe koleksionistë italianë tërheqin kureshtjen e turistëve

Makina “retro” luksoze dhe mjaft të veçanta u ekspozuan në Sheshin “Çerçiz Topulli” në Gjirokastër, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe turistëve.

12:31
Koha kundër tij, por plani është gati! Çfarë fsheh Rolando Maran për debutimin e zjarrit me Izraelin?

Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret sot në fushën e stadiumit “Arena Kombëtare” për të zhvilluar një miqësore me peshë ndaj Izraelit.

12:27
Kombëtarja U21 në miqësoret e radhës, përgatitet në Durrës për sfidat me Slloveninë dhe Italinë

Kombëtarja shqiptare U21 vijon përgatitjet në Durrës në kuadër të dy ndeshjeve miqësore të muajit qershor ndaj Sllovenisë dhe Italisë.

12:26
Gurë e molotovë drejt policisë gjatë protestës së opozitës, Prokuroria e Tiranës pushon çështjen penale ndaj 6 të miturve

Prokuroria e Tiranës pushon çështjen penale të nisur ndaj 6 prej 7 të miturve të arrestuar pas protestës opozitare të 10 shkurtit para kryeministrisë.

12:11
“Në ring s’kam respekt as për babanë!”/ Shqiptari Kristian Prenga kërcënon planet miliona dollarëshe të Anthony Joshua – Video

Anthony Joshua do të ngjitet në ring më 25 korrik në Xhedah (Jeddah) të Arabisë Saudite për atë që nga opinioni i gjerë dhe mediat ndërkombëtare konsiderohet kryesisht si një “ndeshje nxehëse” ndaj boksierit shqiptar Kristian Prenga, i cili mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesionale.

12:10
Antonio Conte, vijnë ofertat e para, Fenerbahçe ka gati superpagën për trajnerin italian

Pasi mbylli eksperiencën dyvjeçare në Napoli me një titull kampion dhe një Superkupë të Italisë të fituar, Antonio Conte tani po shikon opsionet për të bërë zgjedhjen e tij.

12:09
Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Kryemadhi merr pjesë në varrim

Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit të babait të Ilir Metës, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.

12:05
Andoni Irola është trajneri i ri i Liverpool-it, prezantimi çështje orësh

Andoni Iraola do të jetë trajneri i ri i Liverpool-it. Klubi nga “Anfield” ka arritur një marrëveshje në parim me strategun spanjoll, i cili vjen si pasues i drejtpërdrejtë i Arne Slot të larguar.

12:02
Turi ballkanik i Presidentit të Këshillit të Europës, Rama pret në kryeministri Antonio Costan

Pas Bosnjë Hercegovinës, Tirana është ndalesa e radhës e një turi ballkanik për Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa.

11:58
Begaj takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, kreu i shtetit: Shqipëria është mirënjohëse për mbështetjen e fuqishme në rrugën drejt BE

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, priti sot Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

11:55
Rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve, 5 kompanitë pjesëmarrëse prezantojnë projektet për transformimin e godinës ekzistuese

Qeveria ka ndërmarrë iniciativën për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve dhe sot po zhvillohen prezantimet e projekteve nga ana e kompanive apo bashkimit të tyre, që kanë zgjedhur të aplikojnë për këtë projekt.

11:54
Konkursi Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, Rama: Ndërtesa ka probleme serioze, do ta transformojmë duke ruajtur identitetin e saj

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Konkursin Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve.

11:50
Gjarpri ‘gjigant’ tmerron qytetarët në Fier, zvarraniku ‘xhiro’ nëpër qytet

Një gjarpër me përmasa të mëdha është shfaqur mesditën e sotme në qendër të Fier, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

11:48
Rekomandimet prioritare në luftën kundër kriminalitetit, Gogu: 37% të procedimeve me iniciativën e SPAK

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezantoi sot Rekomandimet Prioritare 2026 në luftën kundër kriminalitetit, në një takim të përbashkët me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe Drejtuesin e SPAK Klodian Braho.

11:46
Milan pret Rangnick dhe takon Glasner, është njeriu i përzgjedhur për pankinën, në garë edhe Jaissle dhe Pochettino.

Pjesët e mozaikut Milan duket se po vendosen në vendin e tyre. Një javë pas largimit të drejtuesve të klubit, Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic duan t’i japin një drejtim përfundimtar kursit të ri të Milanit.

11:39
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Braho: SPAK po përballet me çështje komplekse, do forcojmë qasjen pro aktive në hetime

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho ka folur ditën e sotme për SPAK, ku u shpreh se kjo strukturë është përballur me ngarkesë pune më të madhe, ndërsa shtoi se do të forcohet qasja pro aktive në hetime.

11:33
U arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi, zbulohet identiteti i shqiptarit, si u iku policëve ‘nga duart’

Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar për trafik droge ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi.

11:09
Dokumenti/ Projekti 4 mld USD në Zvërnec, zbulohen kush janë investitorët nga Katari

Projekti gjigant me vlerë rreth 4 miliardë dollarë që parashikohet të zhvillohet në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit ka investitorë nga Katari, sipas dokumenteve zyrtare të regjistrit të pronarëve përfitues.

11:01
I dënuar për trafik droge, 47-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë

Një shtetas shqiptar u arratis mëngjesin e së martës nga burgu Koridhalos në Athinë.

10:51
Barcelona nxjerr në shitje Jules Kounde, gati të dëgjojë oferta nga klubet e interesuara. Ja opsionet për pasues

Barcelona mund të përballet me një nga largimet e rëndësishme të kësaj vere. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për Jules Kounde, nëse mbërrin një propozim financiar i konsiderueshëm.

10:50
Maturantët në Shkodër i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj, pjesëmarrës edhe nxënës të mbetur nga viti i kaluar

Maturantët e Shkodrës i janë nënshtruar sot provimit të parë të Maturës Shtetërore 2026, duke çelur zyrtarisht sezonin e provimeve të maturës.

10:40
Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron El Niño të fuqishme këtë verë, rritet rreziku i motit ekstrem global

Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) ka paralajmëruar sot se ekziston një “shans prej 80%” që një ngjarje El Niño të zhvillohet midis muajve qershor dhe gusht, duke rritur ndjeshëm rrezikun e ngjarjeve ekstreme të motit në muajt në vijim në mbarë botën.

10:40
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për varrimin e të atit

Ilir Meta është nxjerrë mëngjesin e kësaj të marte nga “313”, për t’u shoqëruar drejt fshatit Çepan, ku do t’i japë lamtumirën e fundit të atit të tij, Rexhep Meta.

10:37
“Të gjithë të urrejnë”/ Trump tërbohet me Netanyahun gjatë bisedës telefonike: Të mos isha unë, do ‘kalbeshe’ në burg

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu raportohet të kenë pasur një bisedë telefonike shumë të tensionuar, pas zgjerimit të operacioneve ushtarake izraelite në Liban.

10:29
‘Save AC Milan’ e ‘Cardinale Out’/ Kontestimi i tifozëve zbarkon në ‘Times Square’ të New York

Protesta e tifozëve të Milanit për situatën e krijuar në klubin legjendar italian pritet të zbarkojë në SHBA. Disa anëtarë të grupimeve të organizuara po mendojnë të përdorin ekranet e mëdha në zemër të New Yorkut për të shfaqur pakënaqësinë për mënyrën e menaxhimit të klubit që ka fituar 7 herë Ligën e Kampioneve.