Milan pret Rangnick dhe takon Glasner, është njeriu i përzgjedhur për pankinën, në garë edhe Jaissle dhe Pochettino.
Protesta e tifozëve të Milanit për situatën e krijuar në klubin legjendar italian pritet të zbarkojë në SHBA. Disa anëtarë të grupimeve të organizuara po mendojnë të përdorin ekranet e mëdha në zemër të New Yorkut për të shfaqur pakënaqësinë për mënyrën e menaxhimit të klubit që ka fituar 7 herë Ligën e Kampioneve.
Sytë e të gjithë botës po hidhen nga SHBA, Meksikë dhe Kanadaja për Botërorin që do të nisë pas vetëm 9 ditësh. Një fokus të cilin tifozët e Milanit do të duan ta shfrytëzojnë për të kontestuar pronatin Gerry Cardinale pikërisht në shtëpinë e tij, në SHBA.
Në këtë mënyrë lindi ideja për të paguar qira për ekranet e mëdha në të famshmen ‘Times Square’ të New Yorkut për të dhënë 2 mesazhe sa të qartë aq edhe direkte: “Save Ac Milan – Cardinale out”.
Në ‘Times Square’ prej vitesh është e mundur të projektosh mesazhe të ndryshme në ekranet që mbulojnë të gjithë sheshin. Dhe këtu, filluan edhe lëvizjet për realizimin e kësaj ideje që u hodh nga Guido, presidenti i Milan Club Valle Telesina që hyri në kontakt me të gjithë anëtarët e grupimeve të organizuara të tifozëve të Milanit për të arkitektuar këtë protestë në tokën amerikane, tokën e Cardinales. Ka mundësi që kontestimet ‘amerikane’ të mos mbeten vetëm te ‘Times Square, por po mendohet edhe sigurimi i hapësirave edhe në media të ndryshme amerikane mes të cilave CBS dhe New York Times.
Top Channel