Bie emigracioni në Gjermani, në 2025 më pak kërkesë për azilit nga Siria dhe Afganistani Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të zgjedhë në 3 qershor pesë anëtarë të rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, dhe Gjermania është një nga vendet që synon të sigurojë një vend në organin më të rëndësishëm të OKB-së për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u shpreh optimist për shanset e vendit të tij, duke theksuar angazhimin e Gjermanisë ndaj sistemit të OKB-së dhe rolit të saj si donatori i dytë më i madh financiar pas SHBA-së. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se kandidatura nuk është e garantuar, pasi politika e jashtme gjermane përballet me kritika për qëndrime të perceptuara si të dyfishta në konfliktet ndërkombëtare.
“Do të thoja se shanset janë të mira, por është një garë dhe është demokraci. Pra, mund të fitojmë, mund të humbasim. Të dyja janë të mundshme. Ne kemi argumente të mira. Jemi të angazhuar në këtë botë. Jemi të angazhuar në sistemin e OKB-së”, u shpreh Wadephul.
Ministria e Jashtme gjermane e argumenton pretendimin e saj edhe me kontributin financiar: “Si kontribuesi i dytë më i madh në sistemin e OKB-së (pas SHBA-së), Gjermania është prej më shumë se pesëdhjetë vitesh një partnere e besueshme e OKB-së.”
Nëse zgjidhet, ajo synon të përqendrohet te parandalimi i konflikteve, menaxhimi i krizave, siguria klimatike dhe forcimi i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Berlini mbështet gjithashtu reformimin e Këshillit të Sigurimit, duke argumentuar se struktura aktuale nuk pasqyron më realitetin e shekullit XXI. Në garën për vendet e lira, Gjermania përballet me konkurrentë të fortë si Austria dhe Portugalia.
Për t’u zgjedhur, ajo duhet të sigurojë mbështetjen e dy të tretave të 193 shteteve anëtare të OKB-së. Këshilli i Sigurimit u krijua pas Luftës së Dytë Botërore dhe përbëhet nga pesë anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje: SHBA, Rusia, Kina, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca.
Ky përbërje pasqyron fuqitë dominuese të pasluftës dhe nuk është rifreskuar për dekada të tëra, pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike.
Top Channel