Nga Anglia vjen një lajm që ka si protagonist Pep Guardiolën. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mirror’, pronari i Inter Miamit, David Beckham ka kontaktuar ish trajnerin e Manchester City për të marrë drejtimin e klubit nga Florida.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, Beckham e sheh trajnerin katalanas si zgjedhjen e parë për të zëvendësuar Javier Mascherano me objektivin për ta bashkuar sërish me Lionel Messin me të cilin ai ka përjetuar suksese të shumtë në kohët kur ishin te Barcelona.

Por përgjigjja e Pep Guardiolës ishte e menjëhershme. Mësohet se trajneri 55 vjeçar e ka refuzuzar ofertën e bërë nga David Beckham, me katalanasin që duket se është gjithnjë e më shumë i bindur për të qëndruar 1 vit pushim.

Top Channel