A ka rënë marrëveshja SHBA-Iran? Reagon Presidenti Trump: Informacione të pabaza, bisedimet tona vazhdojnë pa ndërprerje
Në fjalën e tij përmbyllëse nga Pallati i Kongreseve, kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se Shqipëria ndodhet shumë pranë procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe se, sipas tij, nuk duhet humbur momenti vendimtar i këtij procesi.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndikohen nga mesazhet e opozitës ndaj Partisë Socialiste, duke deklaruar se vendi, pavarësisht problematikave, është në një fazë të avancuar drejt integrimit europian.
“Nuk i kërkohet njeriut të japë jetën, nuk i kërkohet të zhytet në ilegalitet. I kërkohet vetëm të jetë qytetar i mirë patriot dhe të kuptojë se sot të rreshtohesh me PS do të thotë të rreshtohesh me fuqinë e shqiptarëve për ta çuar vendin drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se, sipas tij, jo të gjitha forcat politike në vend apo në Europë mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndaj theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së procesit.
“Duhet të shtrëngojmë dhëmbët dhe të mos humbasim fokusin, për të kaluar këtë etapë të fundit si notarët që kalojnë detin me not”, deklaroi ai.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri u shpreh se angazhimi i tij është i plotë ndaj qytetarëve dhe se nuk synon përfitime personale, duke theksuar se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Europian.
“Më keni vënë në krye që të zgjohem para të gjithëve e të fle pas të gjithëve e kur jam zgjuar të mos ju tradhtoj kurrë e kur fle të mos shoh kurrë ëndrra se si të përfitoj në kurrizin e secilit prej jush, mbase nuk e keni dëgjuar akoma se unë ha fëmijë. Rrofshi dhe ishte dyfishi i fjalës, rrofshin fashistët, rrofshin socialistët, rroftë Shqipëria në BE”, vijoi ai.
Top Channel