Kombëtarja, Kristjan Asllani: Jemi gati për këto dy ndeshje. Duam të fitojmë grupin në Nations League. Presim tifozët në stadium
Edhe shumë pak mungon nga zgjidhja e kontratës që lidh Massimiliano Allegrin me Milanin. Marrëveshja mes dy palëve është shumë pranë dhe kjo e mërkurë do të jetë dita vendimtare.
Në këtë pikë trajneri livornez do të jetë i lirë të nënshkruajë me Napolin kontratën 2-vjeçare për të cilën ka arritur akordin me presidentin Aurelio De Laurentiis.
Po kështu, këtë të mërkurë pasi të mbyllet përfundimisht eksperienca me Milanin, Massimiliano Allegri do të zhvillojë edhe takimin e parë me Drejtorin Sportiv të Napolit, Giovanni Manna, që do të jetë edhe mundësia e parë për të diskutuar për merkaton e transferimeve me Allegrin që do të mund të diktojë linjën e futbollistëve të pëlqyer për t’i pasur në sezonin e ardhshëm.
Sigurisht trajneri toskan do të shfaqë dëshirën që të ketë Adrien Rabiot në dispozicion të tij edhe në eksperiencën me Napolin.
Top Channel