Funeral 3-ditor për Ali Khamenein në Teheran, pritet që në ceremoni të marrin pjesë miliona iranianë

02/06/2026 21:57

Irani po planifikon një funeral tre-ditor për Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet ajrore izraelito-amerikane në ditën e parë të luftës, më 28 shkurt.

Funerali do të jetë publik dhe do të përfshijë nderime për liderin iranian.

Ali Khamenei, i cili e udhëhoqi Iranin për gati 37 vjet, u vra në moshën 86 vjeç pas bombardimit të shtëpisë së tij në Teheranin qendror.

Funerali fillimisht ishte planifikuar për 4 mars, por u shty për shkak të luftës.

Nuk është dhënë asnjë datë, por një zyrtar tha se do të jetë rreth muajit Muharrem, muaji i parë i kalendarit musliman, që është mesi i qershorit.

Ai tha se procesioni i funeralit do të mbahet në Teheran, si dhe në qytetet e shenjta të Qom dhe qytetin verior të Mashhadit, ku do të varroset Khamenei.

Në Teheran, ceremonia do të zgjasë të paktën 24 orë dhe pritet të tërheqë 15 deri në 20 milionë njerëz.

Djali i Ali Khameneit, Mojtaba Khamenei, e pasoi atë në fillim të marsit. Ai nuk është shfaqur në publik që kur u plagos në një shpërthim dhe ka bërë deklarata vetëm nëpërmjet mesazheve me tekst.

Top Channel