Grabitet një bankë në Tiranë, autori futet në institucion me armë zjarri
02/06/2026 12:51
Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, personi i armatosur është futur brenda në institucion dhe e ka grabitur.
Në njoftimin e policisë sqarohet se autori u fut në bankë i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë parash.
Autori e ka kryer grabitjen me ndihmën e një skuteri, të cili e ka përdorur edhe për të shkuar në bankë, por edhe për t’u larguar pasi mori një shumë parash.
Top Channel