Kukësi çel sezonin turistik, qindra qytetarë dhe operatorë turistikë morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga bashkia
07/06 20:07
Maturantët e Shkodrës i janë nënshtruar sot provimit të parë të Maturës Shtetërore 2026, duke çelur zyrtarisht sezonin e provimeve të maturës.
Provimi i parë ishte ai i gjuhës së huaj, sipas kalendarit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit.
Sipas të dhënave nga drejtoria e arsimit në Shkodër, këtë vit janë regjistruar 1.444 maturantë, krahasuar me 1.430 që ishin një vit më parë.
Një pjesë e kandidatëve që marrin pjesë në provime janë edhe nxënës të mbetur nga viti i kaluar, të cilët po riprovojnë për të përfunduar me sukses Maturën Shtetërore.
Top Channel