“Anulo projektet”, ja kërkesat për Qeverinë/ Pas më shumë se 3 orësh mbyllet protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin

02/06/2026 21:20

Këtë të martë u mbajt në Tiranë dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit.

Qytetarët vijuan prej më shumë se tre orësh protestën, ku fillimisht u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas te Kryeministria.

Ata paraqitën 5 kërkesat për Qeverinë: 

1. Dorëheqjen e qeverisë.
2. Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.
3. Shfuqizimin e Paketës së Maleve.
4. Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.
5. Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

Në duar protestuesit mbanin pankarta me mesazhe si “Shqipëria nuk është në shitje” dhe slogane të forta politike. Gjatë protestës, disa qytetarë kanë çarë edhe kordonin e policisë në hyrje të godinës së Kryeministrisë.

Ndërkohë, teksa flisnin në podium, kërkesat e disa prej qytetarëve ishin dorëheqjen e të gjithë qeverisë ndërsa kërkonin shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe paketën e maleve.

18:42 Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çajnë kordonin e policisë

Gjatë protestës, disa qytetarë kanë çarë edhe kordonin e policisë në hyrje të godinës së Kryeministrisë.

18:16 Dita e tretë e protestës në Tiranë për Zvërncein, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” te Kryeministria

Po mbahet në Tiranë dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit.

Top Channel