Këtë të martë u mbajt në Tiranë dita e tretë e protestës për mbrojtjen e Zvërnecit. Qytetarët vijuan prej më shumë se tre orësh protestën, ku fillimisht u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas te Kryeministria.