Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Braho: SPAK po përballet me çështje komplekse, do forcojmë qasjen pro aktive në hetime

02/06/2026 11:39

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho ka folur ditën e sotme për SPAK, ku u shpreh se kjo strukturë është përballur me ngarkesë pune më të madhe, ndërsa shtoi se do të forcohet qasja pro aktive në hetime.

“SPAK është përballur me ngarkesë pune më të madhe, me çështje më komplekse, me pritshmëri më të larta publike dhe forma kriminaliteti që ndryshojnë shpejt. Korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, pastrimi i parave, kriptovalutat, komunikimet enkriptuara kërkojnë përgjigje institucionale më të specializuar, më teknike dhe më të qëndrueshme.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk mund të kufizohet vetëm tej ndjekja e autorëve individuale, por duhet të synojë strukturat, mekanizmat e përfitimit, rrjetet mbështetëse, pasuritë që pasurojnë nga veprimtaritë kriminale. Për këtë arsye hetimi financiar dhe pasuror do të jetë pjesë thelbësore e punës tonë.

SPAK do forcojë qasjen pro aktive në hetim. Krimi i organizuar nuk pret të referohet, ai duhet identifikuar, analizuar dhe goditur përmes inteligjencës kriminale, analizës financiare, bashkëpunimit ndërkombëtare dhe përdorimit të mjeteve moderne. Kjo kërkon prokurorë të specializuar, hetues të përgatitur, analistë financiar dhe ekspertë.

Është e rëndësishme që sfidat e reja të shoqërohen me mbështetje të reja buxhetore. Kjo mbështetje nuk duhet parë si privilegj institucional, por si investim në aftësitë e institucioneve të drejtësisë për të  luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave në mënyrë sa më efektive”, u shpreh Braho.

Top Channel