Ceremonia mortore e babait të Ilir Metës, Kryemadhi merr pjesë në varrim
02/06/2026 12:09
Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit të babait të Ilir Metës, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Rexhep Metaj do të prehet në varrezat e fshatit Çepan në Skrapar. Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i vendit, Ilir Meta, të cilit i është dhënë leje nga SPAK që të lërë ambientet e paraburgimit dhe t’i japë lamtumirën të atit.
Kreu i PL është shoqëruar nga forca të shumta të policisë së burgjeve.
Top Channel