Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ditën e djeshme rrëzoi kërkesën e tij për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen McGonigal, ndërsa i hapi rrugë ngritjes së komisionit për zgjedhjet.
Berisha është shprehur se në atë vendim mund të kenë ndikuar edhe direkt lidhjet e gjykatësve me McGonigalin, ndërsa shtoi se çështjen do ta çojnë në Strasburg për hetim.
“Të bllokosh hetimin e një skandali të përmasave më të mëdha ndërkombëtare, de fakto rekrutimin me korrupsion të njeriut më të rëndësishëm të kundërzbulimit të FBI-së dhe përdorimin e tij kundër opozitës, kryen ose merr një vendim më të papërgjegjshëm që mund të marrësh.
Do ishte interesi më i madh i shqiptarëve dhe partnerëve tanë, zbardhja e plotë e atij super skandali.
Por natyrisht, në atë vendim mund të kenë ndikuar edhe direkt lidhjet e gjykatësve me McGonigalin.
Edhe ne do ta hetojmë këtë punë. Do ta hetojmë, do e çojmë në Strasburg.
Atë vendim ne do e çojmë në Strasburg”, u shpreh Berisha.
Top Channel