‘Telenovela’ Julian Alvarez/ Spanjë-Argjentinë, ‘betejë’ informacionesh për të ardhmen e sulmuesit
Pjesët e mozaikut Milan duket se po vendosen në vendin e tyre. Një javë pas largimit të drejtuesve të klubit, Gerry Cardinale dhe Zlatan Ibrahimovic duan t’i japin një drejtim përfundimtar kursit të ri të Milanit.
Pas disa ditësh pasiguri, idetë duket se janë mjaft të qarta; plani A është vënia e Milanit në duart e Ralf Rangnick dhe Oliver Glasner.
Kështu pjesa e parë për t’u vendosur në mozaik është ajo që ka të bëjë me Ralf Rangnick që ka qenë në orbitën e Milanit që në kohën e Paolo Maldinit. Rangnick duket se është pikënisja e rindërtimit të klubit kuqezi. Por mes tij dhe Milanit është Federata Austriake e Futbollit. Rangnick është aktualisht trajneri i kombëtares austriake dhe në Vjenë duan ta blindojnë edhe për Botërorin e ardhshëm; përvec propozimit të Ibrës dhe Cardinales, Rangnick ka përpara edhe ofertën e Federatës për të qëndruar në pankinën e Austrisë me pagë të dyfishuar. Por gjithsesi, Milani tërheq dhe ka një projekt intrigues. Nëse nuk do të ishte kështu, Rangnick do të kishte nënshkruar marrëveshjen e re me Federatën. Por koha po ngushtohet dhe botërori do të nisë pas pak më shumë se 1 jave. Austria nuk dëshiron të shkojë në eventin më të rëndësishëm me trajnerin që ka dilema për të ardhmen, ndërsa Milani nga ana e tij duhet të nisë sa më shpejt programimin e merkatos dhe në përgjithësi të gjithë sezonin dhe për këtë arsye të gjithë presin një përgjigje nga Rangnick në harkun e pak ditëve, maksimumi brenda fundjavës.
Bisedimet që janë zhvilluar mes tij, Cardinales dhe Ibrahimovic shërbyen për të kuptuar se cilët profile trajnerësh duhen konsideruar për pankinën. Pas daljes nga skena të Iraolës, në pole position është Oliver Glasner. Trajneri austriak në sezonet e fundit ka treguar se është një fitues; me një FA Cup, një Community Shield dhe një Conference League në dy vjet duke rishkruar historinë e Crystal Palace. Rangnick e njeh që nga kohët e Salzburgut, kur Glasner ishte asistent i ri. Tani ai dëshiron t’i besojë celësat e pankinës kuqezi dhe për këtë arsye pritet të ketë një takim kokë më kokë me trajnerin austriak. Në përfundim të këtij takimi do të kuptohet nëse do të jenë kushtet për të mbyllur menjëherë audicionet për trajnerin apo ato do të vazhdojnë. Në këtë pikë vazhdojnë të rezistojnë ende dy pista si alternativë e Glasner; Matthias Jaissle, trajneri 38 vjeçar i Al Ahli dhe Mauricio Pochettino, por ky i fundit është pak më larg
Top Channel