Mbi 600 investitorë në Tiranë, kryeministri Rama publikon pamje nga Konferenca e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”.
Në reagimin e policisë thuhet se një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.
Top Channel