Përfundon dreka e mortit/ Ilir Meta përshëndetet me familjarët dhe miqtë, ish-presidenti niset drejt qelisë

02/06/2026 16:09

Pas ceremonisë mortore të të atit, ish-presidenti Ilir Meta është nisur nga Çepani për t’u kthyer në qeli, në burgun 313.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Meta është takuar me familjarët dhe miqtë nën shoqërinë e policisë së burgut pas drekës së mortit dhe më pas iu drejtua furgonit të policisë, duke iu drejtuar qelisë.

Kreu i PL ishte sot në Çepan të Skraparit për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, që humbi jetën në moshën 83-vjeçare.

Top Channel