LAJM I FUNDIT/ Grabitja e armatosur e bankës në Tiranë, reagon policia
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezantoi sot Rekomandimet Prioritare 2026 në luftën kundër kriminalitetit, në një takim të përbashkët me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe Drejtuesin e SPAK Klodian Braho.
“Analiza e zbatimit të rekomandimeve të vitit të kaluar konfirmon tendenca pozitive: SPAK nisi kryesisht 37% të procedimeve të reja — rritje prej 19.8% krahasuar me 2024; çështjet e prapambetura për 2020–2021 u reduktuan me 78%, përpara afatit të planifikuar; vlera e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara arriti rreth 33 milionë euro. Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dërguan 182 procedime korrupsioni për gjykim, rritje prej 15.92%.
Rekomandimet 2026 sjellin tre shtesa me karakter strukturor: evazionin fiskal si prioritet penal të lidhur me mbrojtjen e interesit financiar të shtetit; kriminalitetin kibernetik me ngritje njësish të specializuara dhe investime teknologjike; dhe kriminalitetin rrugor me intensifikim të hetimeve dhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit”, u shpreh Gogu.
Ministri theksoi ndarjen e qartë të mandateve: Ministria e Drejtësisë harton politikën penale dhe metodologjinë e vlerësimit; prokuroria zbaton mandatin kushtetues me pavarësi të plotë procedurale. Rekomandimet nuk janë direktiva, janë orientim i politikës penale të shtetit, i miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Do të formalizohet gjithashtu një protokoll për mbledhjen periodike të të dhënave ndërmjet Ministrisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK.
Top Channel