Provimi i gjuhës së huaj në Maturën Shtetërore, teza nuk del në rrjete sociale. Gazetarja: Kush e publikon, identifikohet dhe përjashtohet

02/06/2026 12:46

U dha ditën e sotme privimi i gjuhës së huaj në Maturën Shtetërore. Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, në një lidhje live në edicionin e lajmeve, raportoi se ndryshe nga rastet e shkuara, këtë herë teza e provimit nuk është publikuar në rrjetet sociale.

“Janë testuar 26600 maturantë, një rritje e lehtë krahasuar me vitet e shkuara. Më 9 qershor do të vijohet me Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë.

Lajmi i vërtetë është fakti se teza e provimit si në pak raste në vitet e fundit, teza nuk ka dalë online dhe nuk është shpërndarë në rrjetet sociale.

Kjo duket se është efekt i forcimit të rregullores. Fleta është e verifikueshme dhe kush e publikon fletën, identifikohet dhe përjashtohet menjëherë nga provimi. Kjo duket se ka rezultuar efektive”, tha Gongo.

Top Channel