Një shtetas shqiptar u arratis mëngjesin e së martës nga burgu Koridhalos në Athinë.

Burime policore thanë se i arratisuri është shtetas shqiptar i datëlindjes 1978 dhe mbahej në burg nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Mësohet se arratisja u krye gjatë hyrjes në ambientet e burgut të një kamioni që çonte furnizimet.

Në rrethana ende të pa ditura, rojat e burgut hapën njëkohësisht të dy portat e sigurisë, moment që edhe 47-vjeçari e shfrytëzoi për tu larguar me vrap në rrugicat e zonës.

Policia ka nisur kërkimet, por dyshohet se ka pasur një plan të organizuar me persona jashtë burgut që dyshohet se e kanë ndihmuar autorin për tu arratisur.

Top Channel