Kapiteni i Tiranës, Redon Xhixha, duket se është pranë mbylljes së aventurës së tij me bardheblutë.

Sipas raportimeve nga Maqedonia e Veriut, sulmuesi ka arritur një marrëveshje me Shkëndijën e Tetovës dhe transferimi i tij konsiderohet çështje kohe.

Nëse gjithçka zyrtarizohet, Xhixha do të jetë pjesë e skuadrës tetovare në garat europiane të sezonit të ardhshëm, duke përforcuar një nga ekipet më ambicioze të futbollit maqedonas.

Largimi i 27-vjeçarit përbën një tjetër humbje të rëndësishme për Tiranën, e cila më herët u nda edhe me trajnerin Orges Shehi. As tekniku dhe as kapiteni nuk arritën një marrëveshje me klubin për vazhdimin e bashkëpunimit.

Pavarësisht vështirësive të sezonit të kaluar, Xhixha ishte një nga lojtarët që kontribuoi në realizimin e objektivit të mbijetesës, duke mbajtur rol të rëndësishëm në skuadër gjatë pjesës së dytë të kampionatit.

Ndërkohë, drejtuesit bardheblu kanë nisur punën për ndërtimin e ekipit të ri, teksa priten lëvizje të tjera në merkato në prag të sezonit të ardhshëm.

Top Channel