LIVE/ “Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu”, dita e 24 e protestës, qytetarët të grumbulluar para Kryeministrisë, kërkojnë qeveri teknike Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas protestës para Kryeministrisë për projektin e Zvërnecit.
Në një status në Facebook Braçe tha se në protestën e ditës së djeshme kishte edhe socialistë të cilët sipas tij ndihen të përjashtuar.
Më tej ai shprehu se partia duhet të qeverisë me ta, por shtoi se Shqipëria nuk e ka luksin e humbjes së një projekti të tillë si ai i Zvërnecit.
Postimi i plotë i Erion Braçes:
PROTESTA-njerezit e saj, QEVERISJA-me ta,
PROJEKTI-nuk duhet ta humbim!
DUHET TE MESOHEMI ME TE GJITHE KETA, JANE SI NE DHE DUAN TE MIREN PUBLIKE!
Patjeter duhet te refuzohen abuzuesit e perfituesit politike, urrejtesit politike, technofshistet dixhitale nga e djathta ne te majte-shares, fyes, shpifes, kercenues, trendi me i ri banal i politikes, me ta edhe dizinformuesit e ne fund te tyre rrugacet qe bertasin pa turp nga robt’ e tyre kore qe shajne robt’ e te tjereve, ne fakt te te gjitheve-te gjithe bashke shuuume me pak.
Kishte edhe SOCIALISTE aty, i pashe vete, i kam njohur ne rruget e ketij qyteti ne keta muaj!
Ata po na flasin perballe, ndihen te lene menjane, te perjashtuar nga procese vendimmarrese.
Ata duhet te dine, te jene te informuar, te kene mundesi te pyesin, te marrin pergjigje, te flasin, te degjohen, te diskitojne e debatojne, te kritikojne, te kundershtojne, te miratojne nje vendimmarrje te plote e te qendrueshme; kjo nuk pengon, GARANTON!
QUHET EKONOMI E GJELBER DHE KESHTU E GJERE E PERFSHIRESE BEN ME DEMOKRATIKE EKONOMINE.
Top Channel