Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas protestës para Kryeministrisë për projektin e Zvërnecit. Në një status në Facebook Braçe tha se në protestën e ditës së djeshme kishte edhe socialistë të cilët sipas tij ndihen të përjashtuar. Më tej ai shprehu se partia duhet të qeverisë me ta, por shtoi se Shqipëria nuk e ka luksin e humbjes së një projekti të tillë.