Izraeli vazhdon sulmet në Libanin jugor, armëpushimi i pjesshëm me Hezbollahun në ngërç
Të paktën 22 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën pas një sulmi masiv me raketa dhe dronë të kryer nga Rusia në të gjithë Ukrainën gjatë natës.
Mes viktimave janë edhe dy fëmijë, ndërsa sulmi konsiderohet një nga më të mëdhenjtë e muajve të fundit.
Sipas autoriteteve ukrainase, qyteti i Dnipros u godit rëndë, ku 16 persona u vranë, përfshirë një djalë tetëvjeçar dhe tre gra që u nxorën nga rrënojat e ndërtesave të banimit. Në kryeqytetin Kiev, gjashtë persona humbën jetën si pasojë e sulmeve.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se forcat ruse kishin shënjestruar infrastrukturën civile dhe objektet energjetike në mbarë vendin.
Ai bëri të ditur se Rusia lëshoi 656 dronë sulmues dhe 73 raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë raketa balistike dhe kruz.
Zelensky përsëriti thirrjen për mbështetje ndërkombëtare, duke kërkuar urgjentisht furnizime shtesë me raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, të cilat përdoren për interceptimin e raketave ruse.
Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sulmet ishin një përgjigje ndaj veprimeve të mëparshme ukrainase dhe se të gjitha objektivat e planifikuara ishin goditur me sukses.
Kremlini bëri të ditur se do të vazhdojë me atë që e cilësoi si “sulme sistematike”, duke pretenduar se objektivat janë infrastruktura ushtarake ukrainase.
Top Channel