Botërori 2026/ Deschamps siguron Francën, Kylian Mbappe është në formë të plotë
Pas ndërprerjes së tratativave për rinovimin me Juventusin, Dusan Vlahovic duhet të mendojë për të ardhmen. Nuk është çështje orësh, por që do të ketë nevojë për të paktën 1 javë për t’u ridizenjuar.
. Për momentin oferta më konkrete është ajo e Fenerbahçe, por ka një problem; fundjavën e ardhshme në klubin turk janë zgjedhjet dhe dy kandidatët për postin e presidentit Aziz Yildirim dhe Hakan Safi kanë premtuar të sjellin në skuadër një sulmues të rëndësishëm nëse fitojnë zgjedhjet. Vlahovic mund të jetë emri i duhur për të mbushur një boshllëk në skuadër. Merkatoja turke është perfekte për operacione të këtij lloji, klubet preferojnë të shpenzojnë në paga e komisione se për të paguar vlerat e kartonëve. Përpara pak javësh, agjenti i Vlahovic, Ristic u kontaktua edhe nga Al Hilal dhe mund të jetë një alternativë nëse në drejtim të sulmuesit nuk vjen ndonjë ofertë nga 5 kampionatet evropiane më të rëndësishëm.
Premier League është padyshim një kampionat ku paratë nuk janë kurrë një problem. Në këtë moment janë dy klube në kërkim të një sulmuesi me peshë. Është Newcastle që duhet të harrojë vendin e 12 në këtë sezon, por është edhe Chelsea, një tjetër klub që kërkon ‘ringjalljen’ e menjëhershme. Ristic, tentoi t’ia ofrojë klientin e tij Barcelonës, por nuk gjeti mundësinë për ta bërë këtë.
Për momentin hipoteza e qëndrimit të Vlahovic është larg. Klubi që kishte nisur tratativat për të ishte Milani, por ishte Igli Tare ai që kishte kryer sondazhet. Tani te kuqezinjtë ka një boshllëk në kupolën drejtuese që nuk lejon një zhvillim të mundshëm të kësaj tratative, por që në takimin e parë shifrat ishin konsideruar shumë të larta. Për një ofensivë të mirëfilltë, Milani duhet që fillimisht të konkretizojë shitjen e Leaos, një tjetër operacion i vështirë ku. Duke marrë të mirëqenë se nuk mund të ketë një sondazh të Romës, për të mbetet në skenë Napoli i Massimiliano Allegrit që mund t’ia lejojë vetës një operacioni të këtij lloji. Por Napoli fillimisht duhet të largojë Lukaku që tani nuk duket se ka ndërmend t’i lërë klubit 1 vit kontratë. Dhe në të gjithë këtë, gjithnjë duhet mbajtur parasysh një koncept: Vlahovic dhe skuadra e tij nuk kanë ndërmend të ulin pretendimet.
Top Channel