Punë pa Teka/ “S’na merr nusja pa zanat”, gjimnazistët hidraulikë: Më mirë të lodhen duart se mendja
Në puntatën e tretë të “Punë pa Teka” të rinjtë ishin në një kompani me aftësim profesional termohidraulikë.
Dy vajza u njohën me profesionin e hidraulikut ku mësuan edhe vlerën ditore që të punësuarit në kompaninë kishin marrë në vitin e tyre të parë.
Një prej djemve tha se punën më të shumtë e kanë me gra dhe se ka shumë kërkesa për punë nga vajza.
Pjesë nga biseda:
Me sa e keni nisur ditën e punës?
Hisrauliku: Në 2007 unë e kam nisur ditën e punës që shkoja të shtunë e të diel edhe pasdite. Pasdite më jepte 3 mijë lek të vjetra. Dhe të shtunë të diel merrja nga 6 mijë lek. Pra, 12 mijë lek për 2 ditë.
Sa e shpeshtë është që një vajzë të jetë në këtë profesion?
Hisrauliku: Shiko, këtu te ne nuk ka filluar akoma se është si tabu, por nëse një vajzë do bëhet hidraulike do ketë shumë sukses.
Domethënë duhet të ndryshojmë mentalitetin?
Hisrauliku: Po, për shembull ju do donit të bëheshit hidraulike?
Personalisht nuk jam kundra, por nuk do të ishte në preferencat e mia.
Hisrauliku: Kërkesa ka shumë…
Në fakt, nuk duket si punë e vështirë.
Hisrauliku: E rëndësishme është që njeriu të dijë çfarë kërkon. Unë punën më të shumtën e kam me gra, se do shkosh nëpër shtëpi e është e zonja e shtëpisë që ajo vendos.
Top Channel