Forumi ekonomik ‘Davos’/ Ukraina sulm me dronë në Shën Petersburg pak para fjalimit të Putin, Peskov: Do t’i përgjigjemi sistematikisht
Donald Trump deklaroi se lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është i përfshirë në bisedimet për fundin e luftës dhe u shpreh se “do të donte ta takonte atë”.
Khamenei ndërkohë nuk është parë në publik që nga fillimi i konfliktit dhe ka folur vetëm përmes deklaratave me shkrim të lexuara në televizion.
Zyrtarë amerikanë kanë dalë vazhdimisht me pretendime se ai është i paaftë për të vepruar apo se po trajtohet për plagë të rënda të marra në bombardimet që i kushtuan jetën babait të tij, Ali Khamenei.
Trump tha për New York Post se “Mojtaba është i përfshirë” në negociata dhe se “ata kanë shumë respekt për të”, ndonese theksoi sakaq se nuk e ka takuar kurrë dhe nuk di shumë për gjendjen e tij shëndetësore.
Kur u pyet nëse do ta takonte, Trump u përgjigj se do të donte të takonte këdo dhe se një takim mund të ndodhë në të ardhmen, në varësi të zhvillimeve.
Më tej, i zgjeroi pretendimet e tij të pakonfirmuara aktualisht nga pala tjetër, duke thënë se Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore.
Në një tjetër deklaratë, Trump hodhi poshtë idenë se Benjamin Netanyahu e kishte manipuluar ne menyre te niste luften me Iranin, duke thënë se ishte vetë ai që e filloi konfliktin për të mos lejuar Republikën Islamike që të zotërojë armë të tilla. Pa ndërhyrjen time, shtoi presidenti amerikan, “Izraeli nuk do të ekzistonte më”.
Top Channel