Trupat elitë të koresë së veriut, që u dërguan në ndihmë të putinit, në luftën në ukrainë, duket se janë përballur me një realitet të ashpër në front. Rreth 1100 forca speciale të koresë së veriut janë vrarë apo plagosur në rusi që kur u angazhuan në përleshje me ukrainën, disa javë më parë, raportoi Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës së Koresë së Jugut pak ditë më parë. Një gjeneral mësohet se është mes të vrarëve në luftime.