Top News – Do eliminonte oficerë të lartë me bomba / Rusia ka zbuluar disa komplote ukrainase
26/12/2024 12:12

Shërbimi Federal i Sigurisë në rusi, tha të enjten se kishte dekonspiruar disa komplote nga shërbimet e inteligjencës ukrainase për të vrarë oficerë të lartë rusë dhe familjet e tyre në Moskë duke përdorur bomba të fshehura në pajisje të ndryshme. Më 17 dhjetor, shërbimi i inteligjencës i Ukrainës SBU vrau gjeneral-lejtnant Kirillov, shefin e Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, në Moskë, jashtë ndërtesës ku ai banonte pasi një bombë e fshehur në një skuter elektrik, shpërtheu. Një burim i SBU konfirmoi për Reuters se agjencia e inteligjencës ukrainase kishte qenë pas goditjes. Rusia tha se vrasja ishte një sulm terrorist nga Ukraina. “Shërbimi Federal i Sigurisë, i Federatës Ruse, ka parandaluar një seri atentatesh ndaj personelit të lartë ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes”, tha FSB. “Katër shtetas rusë të përfshirë në përgatitjen e këtyre sulmeve janë arrestuar”, thuhet në një deklaratë. FSB, pasardhësi kryesor i KGB-së së epokës sovjetike, tha se qytetarët rusë ishin rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase. Një nga të arrestuarit kishte fshehur një bombë në një karikues portativ në moskë, që do të lidhej me makinën e një prej zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, tha FSB. Një tjetër rus ishte ngarkuar me zbulimin e zyrtarëve të lartë të mbrojtjes ruse, dhe në këtë komplot përfshihej dorëzimi i një bombe të maskuar si një dosje dokumentesh. Data e saktë e sulmeve të planifikuara mbetet e paqartë, sipas FSB-së.

Top News- Lufta e paqja, Zelenski sfidon Putin: Takohemi në Antarktidë për t’i dhënë fund konfliktit
10/11 11:56
Top News – Arrestohet vëllai i Viktor Orban / Akuzohet për trafik njerëzish, ‘Operacioni Purgatori’
10/11 11:56
Top News – Trump: FBI po heton bosin e Nvidia / Thellohen polemikat me Kinën, presidenti ‘i habitur’
10/11 11:39
Top Channel/ Lufta e Ukrainës: Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Kievit, Moskës e SHBA-së!
10/11 11:35
Top Channel/ Sa kushtojnë grevat: Vendi europian që humbet më shumë nga 24 orë “pushim”!
10/11 11:15
Top Channel/ Hegseth, mocion shkarkimi: Lufta e Iranit nisi pa miratimin e Kongresit!
10/11 10:53
Top Channel/ Shpresë për fundin e luftës SHBA-Iran, bie çmimi i naftës: Brent, gati 20% më pak!
10/11 10:52
Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01
Top News – BE me masa të rrepta. Në listë të zezë dhjetë ‘kurthe’ manipuluese online
09/11 20:00
Top News-E premtja e zezë ‘tërbon’ amerikanët/ Të gjithë në pritje të uljes së çmimeve të produkteve
09/11 19:20
Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13