Top News – Siri, sundimtarët e rinj nisin raprezaljen/ Kërkohen ‘mbetjet’ e Asadit, ndizen tensionet
26/12/2024 14:41

Autoritetet e reja të Sirisë filluan të enjten një operacion sigurie në një rajon bregdetar ku 14 policë u vranë një ditë më parë, duke u zotuar se do të ndjekin "mbetjet" e qeverisë së rrëzuar të Bashar al-Assadit, që akuzohen për sulmin, njoftoi media shtetërore. Dhuna në provincën Tartous, pjesë e rajonit bregdetar që është shtëpia e shumë anëtarëve të sektit alavit të Asadit, ka shënuar sfidën më vdekjeprurëse deri më tani për autoritetet e udhëhequra nga islamistët sunitë, të cilët e rrëzuan diktatorin nga pushteti. Forcat e sigurisë të administratës së re nisën operacionin për të "kontrolluar sigurinë, stabilitetin dhe paqen civile, dhe për të ndjekur mbetjet e milicive të Asadit në pyje dhe kodra" në zonat rurale të Tartous, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA. Anëtarët e pakicës alavite, një degë e islamit shiit, patën një ndikim të madh në Sirinë e udhëhequr nga Asadi, duke dominuar forcat e sigurisë që ai i përdori kundër kundërshtarëve të tij gjatë luftës civile 13-vjeçare dhe për të shtypur disidencën gjatë dekadave sundim nga shteti i tij policor. Hayat Tahrir al-Sham, ish dega e Al Kaedës që udhëhoqi fushatën që rrëzoi Asadin, është zotuar se do të mbrojë grupet e pakicave fetare, të cilët kanë frikë se sundimtarët e rinj mund të kërkojnë të imponojnë një formë konservatore të qeverisjes islamike. Tensione ka patur edhe në qytetin e Homsit, 150 km në veri të damaskut. Media shtetërore raportoi se është vendosur shtetërrethimi gjatë natës pas trazirave që pasuan protestat e anëtarëve të komuniteteve fetare alavite dhe shiite.

Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00