Top Channel/ Rrëzimi i avionit në Kazakistan, të mbijetuarit kthehen në Azerbajxhan
26/12/2024 22:41

7 të mbijetuar u kthyen të enjten në Azerbajxhan derisa vendi po mban ditë zie 24 orë pas rrëzimit të aeroplanit të Azerbaijan Airlines në Kazakistan, ku humbën jetën 38 njerëz. Thuhet se avioni u rrëzua derisa po fluturonte sipas orarit nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, drejt Groznit në rajonin rus të Çeçenisë me 67 njerëz në bord, pasi e kishte devijuar rrugën dhe kishte tentuar të bënte ulje emergjente afër qytetit Aqtau në perëndim të Kazakistanit. Disa ekspertë përmendën vrimat e dukshme në pjesën e bishtit të avionit si shenjë të mundshme se mund të jetë goditur nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, të angazhuara në parandalimin e sulmeve me dronë nga Ukraina. Autoritetet azerbajxhanase dhe kazake kanë nisur një hetim për ta zbuluar shkakun e aksidentit. Zyrtarët thanë se regjistruesi i kabinës së avionit është gjetur dhe bënë thirrje për kujdes në lidhje hedhjen e fajësisë para se faktet të përcaktohen. Zyrtarët në Baku deklaruan se të lënduarit mbërritën me një fluturim special të organizuar nga Ministria e Çështjeve Emergjente e Azerbajxhanit dhe se ata u shoqëruan nga mjekë profesionistë. Gjendja e të lënduarve, të cilët ishin ndër 29 të mbijetuarit nga rrëzimi i avionit, nuk dihet ende. Presidenti i Azerbajxhanit, i cili ndërpreu vizitën e tij për një samit informal në Rusi, tha se është ende herët për ta përcaktuar shkakun, por shtoi se moti i keq mund të ketë kontribuar në rrëzimin e avionit.

Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00