Top News – ‘Flota hije’ e Rusisë nën hetim / Një tjetër kabllo këputet nën det, frikë për sabotazh
26/12/2024 14:47

Një cisternë nafte ruse thuhet se po hetohet për sabotim të mundshëm pasi një kabllo tjetër nënujore u dëmtua në Detin Baltik. Autoritetet finlandeze po hetojnë anijen Eagle S, pjesë e asaj që quhet "flota hije" e Rusisë, pasi kablloja elektrike nënujore Estlink 2 u këput në ditën e Krishtlindjes. Incidenti ndërpreu lidhjen e energjisë elektrike mes Finlandës dhe Estonisë, në ditën e Krishtlindjes. Me një kapacitet transmetimi mbi 650 megavat, kablloja 170 kilometra e gjatë është një lidhje e rëndësishme e transmetimit të energjisë elektrike për Finlandën dhe Baltikun dhe mund të duhen disa muaj për të riparuar dëmtimin e kabllos që u instalua gati një dekadë më parë. Ky është më i fundit në një seri incidentesh në rajon, në të cilët kabllot nënujore duket se janë dëmtuar. Autoritetet po hetojnë nëse ishte një akt sabotimi nga rusët pasi Eagle S u pa duke kaluar mbi kabllo në momentin e incidentit, raporton Financial Times. Policia thuhet se ka hipur në cisternë në kuadër të hetimit të saj. Disa raporte thonë se Eagle S ngadalësoi ndjeshëm shpejtësinë e saj disa minuta para se të kalonte mbi kabllon Estlink 2.

Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00