Zvicra më ka ndryshuar jetën. Në 2006 pësova një zhgënjim që mund të ishte fatal për jetën time…
28/09/2019 20:00

Në episodin e rradhës në emisionin “Diaspora” i ftuar është Berat Haskaj, i cili jeton prej 10 vitesh në Zyrih. Ai vendosi të emigrojë në Zvicër për të ndjekur ëndrrën e tij në kërcimin modern, por edhe për arsye ekonomike që nuk i'a mundësonte dot vendlindja e tij. Pas luftës në Kosovë ai krijoi grupin e tij të kërcimit, një nga grupet që ka marrë pjesë në shumë evenimente brenda dhe jashtë Kosovës. Berati ka rrëfyer një nga zhgënjimet e tij më të mëdha në vitin 2006, ku ai do të përfaqësonte vendin në një kompeticion në USA dhe nuk arriti dot të siguronte buxhetin prej 3000 eurosh nga sponsorët dhe ministria e kulturës. Viza i’u anullua nga ambasada amerikane pasi ai nuk u paraqit në takim, dhe automatikisht humbi pjesëmarrjen në USA. Kjo është edhe një nga zhgënjimet e tij më të mëdha, pasi atë ditë ai pësoi dhe një aksident me automjetin e tij që mund të ishte dhe me pasoja fatale për jetën e tij. Në fund të vitit 2008 ai vendosi të emigrojë në Zvicër, duke ndjekur dhe hapat e babait të tij, i cili kishte emirguar vite më parë. Në 2 vitet e para ai punoi në një restorant në Zyrih, dhe aty nisi të mësojë gjuhën gjermane. Ai jeton aktualisht me familjen e tij në Zvicër, është i martuar me një shqiptare, si dhe punon një kompani automjetesh. Pasdite merret me pasionet e tij, kërcimin dhe këngën. I pyetur nëse ka menduar të rikthehet në Kosovë pas disa vitesh ai përgjigjet : “Nëse do të ishit në lekurën time, Zvicra është vendi më i sigurtë dhe më i qetë në botë nuk do e lija kurrë” Autore Diaspora : Ledja Liku

Kam qëndruar pa ngrënë, nuk më mjaftonin paratë në New York. Por arrita synimet e mia…
09/11 20:00
Të sfidosh vdekjen, e të rilindësh kampion. Historia e sportistit që nuk u dorëzua kurrë…
02/11 20:00
Serbët më dogjën shtëpinë. Jam përballur e vetme me presione, terren të vështirë, por kam guxuar…
30/10 20:00
Me një çantë, dhe 2 panine u nisa i vetëm për të triumfuar tek “Amici di Maria De Filippi”
26/10 20:00
Mamia e Princit të Arabisë, dhe Agjentit 007 rrëfen punën dhe jetën reale të familjeve VIP
23/10 20:00
Në Spanjë jetojnë pak shqiptar. Ambasada nuk duhet të jetë indiferente ndaj tyre…
19/10 20:00
Rrëfimi i mësueses që jep mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptar në Greqi…
16/10 19:40
Gatimet, dhe ushqimi tradicional shqiptar i pa zëndësueshëm në asnjë vend të botës…
12/10 20:00
Enigmat e shkencës, projektet sekrete të NASA në hapësirë dhe të DARPA për avionët luftarakë
09/10 20:00
Kuzhinieri shqiptar që gatuan receta tradicionale shqiptare për amerikanët në Philadelphia
05/10 20:00
Avokatja shqiptare në çështjen e Ramush Haradinajt në Hage.
02/10 20:00
Diaspora/ Zvicra më ka ndryshuar jetën. Në 2006 pësova një zhgënjim që mund të ishte fatal
28/09 20:41
Zvicra më ka ndryshuar jetën. Në 2006 pësova një zhgënjim që mund të ishte fatal për jetën time…
28/09 20:00
Danilo Zeka: Jam ndjerë keq kur habiteshin grekët që jam shqiptar. Xhelozi, diskriminim kam patur
25/09 20:00
Flora Nikolla: Pas gjurmëve të shqiptarëve të shquar nëpër botë…
21/09 20:00
Qemal Zylo: Pengu im në vitet e para të emigrimit është kur nuk arrita të vij kur humbi jetën nëna
20/09 11:05
Ilir Shaqiri: Me cantë në krahë ecja rrugëve të Italisë…Nuk më pranonin, pasi nuk kisha dokumenta.
14/09 20:00
Tomorr Kokona: Me 110 dollarë, me një fjalor gjermanisht, u arratisa dhe nuk u riktheva me ansamblin në Shqipëri në 1991
11/09 20:00
Frederik Ndoci: “28 vite jashtë atdheut” mall, kujtime, sakrifica, emocion…
07/09 18:34
Ruki Kondaj : Jam e bindur që çdo shqiptar do të dëshironte të kthehej një ditë…
04/09 20:00