Vendimi që shfajësoi Bashën/ Gjykata rrëzoi akuzën ndaj kreut të PD për fondet e lobimit
17/01/2020 19:39

Është zbardhur vendimi i gjykatës së Tiranës, e cila pushoi procesin ndaj kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi, të akuzuar për falsifikim formularësh për çështjen e lobimit në SHBA. Në 41 faqe vendim thuhet se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit ka rezultuar se PD-ja s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”. Nisur nga ç’deklaron gjykata, kontrata e Nick Muzin me “BiniadaTrade” s’ka lidhje me ndonjë parti. “Nuk ka asnjë aktmarrëveshje mes Muzin dhe Partisë Demokratike. Nuk ka prova që Muzin ka marrë 500 mijë dollarë nga PD dhe 150 mijë dollarë nga Biniada Trade.” Në vendim thuhet se mes Muzin dhe PD nuk ka kontratë edhe as akt marrëveshje shoqëruese ndaj për këtë arsye, gjykata vlerëson se fakti penal nuk ka ekzistuar asnjëherë ndaj edhe ka vendosur pushim e çështjes. Pikërisht vënia në dispozicion e kontratave nga ana e Muzin dhe marrja e dëshmisë së tij nga ana e prokurorisë shqiptare, ka qenë dhe përplasja e prokurorëve për të zgjatur hetimet dhe për të mos u çuar çështja në gjykatë pa këto prova. Por dy nga prokurorët e çështjes firmosën për ta çuar në gjykatë këtë çështje, ndërsa një i tretë nuk pranoi të firmoste. Tashmë, çështja pritet të kalojë në Gjykatën e Apelit, ku prokuroria ka deklaruar se do e apelojë pushimin e saj. Vetë lobisti Muzin kishte kërkuar garanci nga drejtësia shqiptare që të jepte dëshminë e tij dhe provat mbi këtë çështje, por që prokurorët nxituan për ta çuar çështjen në gjykatë.

Top Channel/ Rama nga Këshillit Ekonomik Kombëtar: Procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja
28/03 15:47
Top Channel/ Rama: Ja si mund të rrisim produktivitetin e dialogun mes qeverisë e faktorëve të tjerë
28/03 15:46
Top Channel/ Rama: Procesi në BE kërkon dije të re, ka përgjegjësi edhe…
28/03 15:45
Top Channel/ Rama: Procesi i integrimit në bashkimin europian kërkon dije të reja
28/03 15:13
Top Channel/ PS-Rithemelimi, nisin reformat! Sot u mbajt mbledhja e parë e grupit të dialogut
28/03 15:11
Top Channel/ Gjiknuri: Amnistia është e tejkaluar! Diskutuam për Reformën Zgjedhore
28/03 13:10
Top Channel/ Bylykbashi: Nëse do të ketë vullnet nga mazhoranca, angazhimi ynë i plotë
28/03 13:09
Top Channel/ Grupi i dialogut për ligjet, zhvillohet sot mbledhja e parë PS-Rithemelim
28/03 12:59
Top News/ Vula e PD në Apel/ Gjekmarkaj letër gjykatës si nënkryetar i Kuvendit
27/03 14:52
Top News/ GJKKO lë në burg Jorgo Goron. Gjykata ‘ligjëron’ arrestimin e kryebashkiakut të Himarës
26/03 15:54
Top News/ ‘Të investojmë tek të rinjtë’, Rama- Sipërmarrjet të ofrojnë paga më të larta
26/03 15:48
Top News/ ‘Mungojnë punëtorët e kualifikuar’, Rama- Tregu kërkon të rinj të aftë!
26/03 15:46
Top News/ Grupi i punës për ligjet e reformave. Zbardhen emrat e socialistëve, në pritje të opozitës
26/03 15:45
Top News/ Jorgo Goro në gjykatë / Kryebashkiaku i Himarës njihet me masën e sigurise
26/03 12:54
Top News/ ‘22 kryetarë bashkish të hetohen nga SPAK’/ Kërkohet verifikim për asetet publike
26/03 11:45
Top News/ Shpenzimet e Ramës për fluturime / Partia Demokratike kërkon shifrat që nga viti 2013
25/03 17:46
Top News/ Kërkesa e Berishës refuzohet edhe në Apel/ Gjykata s’e lejon të shkojë në seancat plenare
25/03 17:42
Top News/ ‘Hetimori’ nis punën me përplasje/ Komisioni parlamentar për dy koncesionet në shëndetësi
25/03 16:51
Top Channel/ Italia, tender për kamp në Shëngjin! Ja kur do të mbërrijnë në Shqipëri emigrantët
25/03 15:14
Top Channel/ Zhupa pretendon se ka konflikt interesi, i kthehet Ndreca: S’pres këshilla
25/03 13:57